Janë bërë tri ditë që skuadrat kosovare janë rikthyer në stërvitje pasi morën dritën e gjelbër nga Ministria e Shëndetësisë për të punuar në grup.
Ekipet kosovare kanë filluar përgatitjet që të jenë sa më të gatshëm për rifillimin e sezonit me 7 qershor.
Ndërsa, skuadra e Dritës ditën e djeshme ka lëshuar një komunikatë ku tregon se lojtari i tyre, Izair Emini, ka rezultat pozitiv me koronavirus.
Pas këtij lajmi, shumë klube kanë reaguar që të testohet të gjithë akterët në lojën e futbollit.
Kurse, së fundi ka reaguar ashpër trajneri i skuadrës së kampionit aktual, Feronikeli, Afrim Tovërlani.
Tovërlani kësaj here ka reaguar ndaj atyre që po pretendojnë që garat duhet të anulohen shkaku i koronavirusit.
Kujtojmë se më i zëshmi për anulim të kampionatit në rast se nuk testohen të gjithë futbollistët, ishte trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.
Ky është postimi i Tovërlanit:
Glipi,glipi,testi,leziku…! Qysh doni me stervit ju qe pretendoni me lu ne garat e Uefas? Kush po garanton qe virusi do te zhduket ne korrik-gusht-shtator? Qysh dojne mi lu ndeshjet gjate ketyre muajve ekipet tona ne Evropë pa stervitje? Qysh dojna me fillu kampionatin e ardhshem a spo lujna me futboll? Mos u tutni se veq grip eshte po tjeter kund e keni ju “filozofa” qe po e “mbroni” jeten ma shume se na tjert!