No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR MEHMETI: FADIL VOKRRI E AGIM ADEMI DHANË GJITHÇKA PËR TA PARË FUTBOLLIN...

MEHMETI: FADIL VOKRRI E AGIM ADEMI DHANË GJITHÇKA PËR TA PARË FUTBOLLIN E KOSOVËS SA MË LART

Ditëve të fundit kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale disa fotografi të para 20 viteve, ku shihen përfaqësues të futbollit të Kosovës në federatën franceze, duke lobuar. Aty janë Ismet Mehmeti, Agim Ademi, i ndjeri Fadil Vokrri, Agim Cana e të tjerë, pra në një vizitë më Federatën Franceze të Futbollit për të bërë përpjekje për ndërkombtarizimin e futbollit kosovarë.
Ne kemi biseduar me njërin prej protagonistëve, pra me z. Mehmeti i cili jeton në Paris, e që ka folur për këtë takim, ku thotë se kanë bërë të pamundurën që ta ndihmojnë Kosovën, në cdo aspekt.

“Në vitin 2001, për herë të parë pas kërkesës së Agim Ademit dhe të tjerëve kam inicuar takimin me Federatën Franceze të futbollit, ku edhe mund të them se që nga aty ka filluar lobimi i vërtetë për futbollin e Kosovës. Në delegacionin përbërës prej Kosovës ka qenë Fadil Vokrri, Agim Ademi si dhe kam insistuar që të ftohet edhe Agim Cana, në mënyrë që të jemi sa më të kompletuar.

E vlersoj shumë punën që e kanë bërë atje për ndërkombtarizimin e futbollit të Kosovës, qoftë edhe duke i shfrytëzuar potencialet e mia, lidhjet e mia direkte me njerëzit jo vetëm të sportit këtu në Paris, e sigurishtë se sot po i vjelim frytet e asaj që kemi punuar”, ka vlerësuar Mehmeti.

Në lidhje me atë se sa është i knaqur z. Ismet me arritjet e futbollit të Kosovës dhe se sa po e bënë krenarë suksesi i djemve të kombëtares, ai thotë se padyshim që futbolli sot është një element krenarie jo vetëm për kosovarët, por për të gjithë shqiptarët.
“Futbolli sot po vjel sukseset e punës së palodhshme, duke filluar nga Fadil Vokrri e që është pasuar edhe nga kryetari aktual z. Agim Ademi i cili në mënyrë të shkëlqyer po e menaxhon futbollin sidomos kur është fjala tek kombëtarja, por, kam disa vërejtje në lidhje me lënjen anash të disa figurave. Unë nuk është se kërkoj shumë, por, mendoj se kam bërë mjaftueshëm për federatën, por, atje ka njërëz edhe të tillë që as nuk ma dinë emrin, as nuk dinë asgjë për kontributin tim, këtu spo flas për Agimin, sepse e kam mik dhe është puntorë i madhë. Futbolli sot në Kosovë duhet të përkrahet, jo të pengohet sic po shof nëpër disa, ose edhe të përfitohet në emër të futbollit, sic kam parë këto ditë në media kinse pronari i KF. Prishtinas i paska dhuruar disa teste për futbollistët, ndërkohë që pastaj doli ministria dhe e demantoi. Pra, thënë shkurtë, rruga për të arritur deri ku jemi sot nuk ka qenë e lehtë, është bërë punë e madhe, njerëzit nuk dijnë për shumë sakrica, problemet edhe më banale me viza që i kemi pasur deri edhe tek një ndeshje miqësore që e kemi organizuar për Kosovën, e që unë kam insistuar që një hotel ta shtyej hapjen solemne për një javë, në mënyrë që vizitorët e parë të atij hoteli të jenë nga Kosova”, është shprehur z. Mehmeti në një bisepër për “Presheva Jonë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Fitojnë Ballkani e Trepça ‘89

Ballkani dhe Trepça ’89, kanë shënuar fitore identike në ndeshjet e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra e Ballkanit e...

Ish-futbollisti i Kosovës parashikon: Bledi Shkëmbi apo Bledar Devolli, humbja njërin mund ta lë pa punë

Elita e futbollit kosovar sot sjell një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe të fortë. Fjala është për përballjen Ballkani – Drenica e cila luhet në Suharekë...

Mesut Ozil i pafat, mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë në gju

Mesut Ozil u largua nga Arsenali në janar dhe iu bashkua skuadrës së Fenerbahce, me dëshirën për të fituar titullin kampion në Turqi. Gjithsesi...

Recent Comments