No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR INSPEKTORATI I PUNËS VENDOS NË FAVOR TË ARIANIT AHMETIT

INSPEKTORATI I PUNËS VENDOS NË FAVOR TË ARIANIT AHMETIT

Inspektorati i Punës ka vendosur në favor të ish-zyrtarit ligjor dhe zëvendëssekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, i cili ishte larguar nga puna me anë të tri vendimeve që i kishte marrë FFK-ja, e cila pretendonte për shkeljet të statutit.

Ahmeti ishte shkarkuar nga kjo pozitë në dhjetor të vitit 2019, por ai ishte ankuar në Inspektorat dhe, në bazë të dokumentit të siguruar nga “Sporti në KTV”, të tri vendimet e FFK-së janë cilësuar si të jashtëligjshme.

Federata e Futbollit e Kosovës është obliguar nga Inspektorati që brenda 8 ditësh t’i shfuqizojë të tri vendimet dhe të gjitha veprimet tjera që rrjedhin nga procedura e ndërprerjes së marrëdhënies së punës të Arianit Ahmetit dhe, po ashtu, të shqyrtojë ndërprerjen e marrëdhënies së punës, në atë mënyrë që të eliminohen shkeljet ligjore të shkaktuara nga ana e punëdhënësit dhe të respektohen dispozitat e Ligjit Nr.03L-212 të Punës dhe aktet e brendshme të punëdhënësit.

IP vlerëson se faktet si shkelja e dispozitave të nenit, 70 dhe 71 të Ligjit Nr. 03L-212 të Punës, aplikimi i gabuar i së drejtës materiale dhe procedurale (të brendshme të FFK-së), konstatimi i paqartë i shkeljeve të bëra nga ana e ankuesit dhe mungesa e arsyetimit me bazë ligjore të shkeljeve të pretenduara, si dhe paqartësia e normave të aplikuara në vendimet e lartpërmendura, janë arsyet të cilat vendimet e cituara i bëjnë të paligjshme.

Sipas vendimit të Inspektoratit, FFK-ja së pari është dashur ta paralajmërojë Arianit Ahmetin, të shqiptojë ndonjë masë dhe ta dëgjojë ankesën e tij, e më pas të marrë vendim për largim nga puna. Asnjërën nga rregullat nuk i ka respektuar FFK-ja, sipas Inspektoratit, duke bërë shkelje.

Ahmeti kishte kontratë në FFK si zyrtar ligjor dhe zëvendëssekretar deri më 31 dhjetor 2021.

Është cekur edhe lobimi i Ahmetit për t’u bërë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës derisa e mbante postin në FFK, e që, sipas Inspektoratit, nuk ka bërë asnjë shkelje pasi nuk përcaktohet askund në statutin e Federatës, siç nuk përcaktohet as dorëheqja e tij para se të kandidojë për kryetar, gjë që e kishte dhënë në arsyetim sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

Edhe për mungesa në punë, që është paraqitur në arsyetimin e FFK-së, sipas Inspektoratit, është vërtetuar se ankuesi e ka paralajmëruar punëdhënësin dhe ka paraqitur edhe dokumentacion.

Inspektorati ka shkruar se punëdhënësit, në këtë rast Federatës, i sqarohet se moseliminimi i shkeljeve të konstatuara do të sanksionohet sipas Ligjit të Punës.

“Sporti në KTV” e ka kontaktuar edhe Sekretarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili shkurt ka thënë se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare nga Inspektorati i Punës dhe se, sipas tij, Inspektorati mund të japë rekomandime e jo të kthejë personat në punë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments