No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK KONFIRMON: TË GJITHË FUTBOLLISTËT DO T’I KRYEJNË TESTET PËR CORONAVIRUS

FFK KONFIRMON: TË GJITHË FUTBOLLISTËT DO T’I KRYEJNË TESTET PËR CORONAVIRUS

Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur  se është arritur marrëveshja me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike që të gjithë futbollistët e klubeve të Superligës dhe pjesëtarët e stafit të klubeve t’i nënshtrohen testimeve për Coronavirus.

Ja njoftimi i plotë i FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet, futbollistët dhe opinionin e gjerë që është në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe shumë shpejt do të fillojë testimi i të gjithë futbollistëve dhe stafeve të klubeve të Superligës për Covid-19. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i IKSHPK-së, prof.dr. Naser Ramadani, me kërkesë të FFK-së, i kanë ndërmarrë të gjitha masat për t’i siguruar testet e nevojshme për futbollistët dhe stafin e klubeve dhe tashmë janë krijuar edhe ekipet mjekësore të cilat do t’i kryejnë testimet tek futbollistët në çdo klub.

Andaj, FFK kërkon nga futbollistët që të jenë të qetë dhe të vazhdojnë punën pa panik me udhëzimet e parapara nga IKSHPK, me shpresë dhe besim se i gjithë procesi i testimit do të kalojë mirë dhe asnjë prej futbollistëve nuk do të rezultojë pozitiv në Covid-19.  

Me këtë rast kërkojmë nga të gjithë ata të cilët po reagojnë pa sens dhe pa dijeni, që të kenë kujdes për pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të zbatojnë në përpikëri udhëzuesin dhe protokollin higjieno-sanitar për stërvitje të dërguar nga FFK dhe t’u krijojnë sa më shumë lehtësira dhe siguri futbollistëve në këtë periudhë.

FFK falënderon edhe një herë ministrin Vitia dhe IKSHPK-në për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në luftimin e pandemisë Covid-19 si dhe për mirëkuptimin e tyre për rifillimin e aktiviteteve të futbollit.

Urojmë që edhe këtë sprovë ta kalojmë me sukses.

Shëndet e punë të mbarë për të gjithë futbollistët!

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments