No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DALLKU: KEMI FOND TË MJAFTUESHËM TË FUTBOLLISTËVE PËR T'I BËRË 5 ZËVENDËSIME

DALLKU: KEMI FOND TË MJAFTUESHËM TË FUTBOLLISTËVE PËR T’I BËRË 5 ZËVENDËSIME

Me maska e me doreza futbollistët bardhekaltër kanë nisur stërvitjet dhe po bëhen gati për 11 ndeshjet e mbetura në Superligë, si dhe për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, të hënën u dha dritën e gjelbër klubeve kosovare për t’i nisur stërvitjet dhe këtë leje qysh nga dita e parë është duke e shfrytëzuar Prishtina e cila po përgatitet në Kompleksin Sportiv në Bernicë.

Trajneri i FC Prishtina, Armend Dallku e pranon se do të ketë vështirësi për ta përgatitur sa duhet skuadrën, por beson se më 2 qershor kur ndeshet me Drenicën në kuadër të Kupës do të jenë gati.

“Jemi shumë të kënaqur që gjithë grupin e kemi prezent. Po punojmë me një planprogram që e kemi hartuar edhe më parë pasi kemi besuar nga fillimi që do të nisin ndeshjet dhe po mundohemi ta implementojmë aq sa kemi mundësi”, ka thënë Dallku për Zeri duke shtuar:

“Do të ketë orar të ngjeshur, duke e ditur se ne fillojmë herët me ndeshjen e Kupës dhe deri në fund të qershorit do të luajmë ditën e diele dhe të mërkurë, çka do të kemi bukur shumë problem, por fal edhe rregullave të FIFA-s, për 5 zëvendësime, ndoshta do të jetë me e lehtë, edhe pse mbetet të shohim sesi do të funksionojë kjo pasi ne nuk jemi mësuar me një format të tillë ku 5 ndërrime bëhen me 3 ndalese. Gjithsesi, ne kemi fond të mjaftueshëm të lojtarëve dhe i kemi gati, dhe po besojmë që ketë minifazë të stërvitjeve ta kalojmë pa probleme dhe ndonjë lëndim, në mënyrë që të jemi gati për kampionat”, ka përfunduar Dallku.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments