Superliga e Kosovës ka dy ditë që ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë për rikthmin në fusha të blerta.
Kështu pas vendimit skuadrat kosovare kanë filluar të përgatiten sa më mirë për rifillimin e garës.
Pak minuta më parë skuadra e Dritës ka lëshuar komunikatë ku tregon se një lojtar i tyre ka rezultat pozitiv me COVID-19.
Ky lojtari deri më tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do të vijojë të qëndroj i izoluar në shtëpi.
Valon Zymberi ka konfirmuar lajmin se bëhet fjalë për njërin prej dyshes Izeir Emini e Ejron Vucaj.
“Bëhet fjalë për njërin nga këta dy futbollistë por nuk e dimë sesa është e rekomanduar nga IKSHP të zbulohet emri”, tha fillimisht Zymberi.
“Futbollisti ka stërvitur vazhdimisht madje edhe ka agjeruar muajin e ramazanit. Në momentin kur i është bërë testi në vendin ku jeton dhe me atë testë të vjen drejt Kosovës ka rezultuar pozitiv ku më pas është vetë futur në karantinë”, përfundoj Zymberi për Gazetën Olle.
Ky i fundit ka thënë se futbollistit në fjalë do t’i ofrojnë mbështetje maksimale, ndërsa gëzon shëndet të mirë.