No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR TOVËRLANI: T'I SHTRËNGOJMË DHËMBËT PËR TË DHËNË MË TË MIRËN

TOVËRLANI: T’I SHTRËNGOJMË DHËMBËT PËR TË DHËNË MË TË MIRËN

Skuadrat e Superligës kanë hyrë në ditën e dytë të stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve për rifillimin e kampionatit i cili nis më 7 qershor.

Të hënën Ministria e Shëndetësisë u dha dritën e gjelbër skuadrave kosovare për t’i nisur stërvitjet në grup, gjë e cila u mirëprit nga shumica e skuadrave, por e pranojnë që periudha është bukur e shkurtër.

Njëra nga skuadrat më të organizuar në Superligë, Feronikeli është kthyer për të punuar pas më shumë se dy muaj pauzë, derisa kryetrajneri Afrim Tovërlani në një intervistë për “Zërin”, ka folur për gjendjen e futbollistëve duke deklaruar se ata janë gati për gara.

Nikli përveç kampionatit ku ende ka gjasa për një vend që dërgon në Evropë. Synim kryesor e ka Kupën, përmes të cilës dëshiron ta pret Ligën e Evropës. Në gjysmëfinale skuadra e Afrim Tovërlanit, takohet me Ballkanin e Ismet Munishit dhe kjo ndeshje është tejet e rëndësishme.

“Futbollistët ishin në gjendje solide dhe na pret një punë intensive për të arritur përgatitje të kënaqshme për aq kohë sa na ka mbetur”, ka thënë fillimisht Tovërlani.

Me pas ka folur edhe për ndeshjen e Kupës që e luan me 3 qershor.

“Do të bëjmë çmos që të bëhemi gati për ndeshjen e parë, por kuptohet që nuk do të mund të jemi si dëshirojmë. Gjithsesi, tash arsyetime nuk ka dhe duhet t’i shtrëngojmë dhëmbët e të bëjmë më të mirën në këto ndeshje”, ka përfunduar Afrim Tovërlani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments