No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR KLUBI PORTUGEZ: RONALDO NA NDIHMO!

KLUBI PORTUGEZ: RONALDO NA NDIHMO!

“Ronaldo na ndihmo”, kjo është thirrja e Olhanense, klubit portugez që garon në ligën e tretë dhe ka pronarë italianë. Futbollistët kanë menduar t’i drejtohen yllit të Juventus dhe i kërkojnë që të ndërhyjë në Federatën Portugeze të Futbollit.

“Kemi vendosur t’ju shkruajmë këtë letër, sepse ju jeni Zoti i futbollit portugez dhe një burim frymëzimi i kujtdo që luan futboll”, shprehen lojtarët e Olhanense, të cilët presin që federata të ndryshojë mendim.

Olhanense, para ndërprerjes së kampionatit ishte ne vend të parë në grupin D, me pikë të barabarta (57) me Real. Vetëm dy ekipe ngjiten në ligën e dytë dhe gjithçka përcaktohet pas ndeshjeve play-off. Dy të parat në çdo grup marrin pjesë në të.

Duke qenë se kampionati u pezullua, Federata mendoi që të ngjiste një kategori më sipër dy ekipet që kishin grumbulluar më shumë pikë, Vizela (60 pikë) dhe Arouca (58 pikë). Drejtuesit e klubit të Olhanense janë të zhgënjyer dhe paralajmërojnë: “Vendimi është i padrejtë dhe diskriminues. Nëse nuk korrigjohet, atëherë ne nuk e regjistrojmë më ekipin në kampionat”. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Chelsea vazhdon me fitore  në Premierligë

Skuadra e Chelsea po vazhdon më fortë të lartë në Premierligën angleze. Londinezët sonte kanë arritur të shënojnë fitoren...

Del Piero: Lënia në stol e Ronaldos, veprim i zgjuar nga Pirlo

Alessandro Del Piero pranon se Juventusi e befasoi me lojën kundër Lazio. Ish-kapiteni bardhezi shton se lënia në stol e Cristiano Ronaldos ishte një...

Zidane: Nuk përfshihem në punët e gjyqtarëve!

Zinedine Zidane mbajti gjuhën, kur fliste për lojën e diskutueshme dhe, si gjithmonë, ndoqi politikën e tij për të mos folur për arbitrat. Polemikat për...

Recent Comments