No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DEKLARATA BOMBË E MUNISHIT: BALLKANI KA BËRË FUTBOLLIN MË TË BUKUR NË...

DEKLARATA BOMBË E MUNISHIT: BALLKANI KA BËRË FUTBOLLIN MË TË BUKUR NË 20 VITET E FUNDIT

Ismet Munishi vazhdon të bëjë ‘boom’ me deklaratat e tij. Ndonëse në një postim në ‘Facebook’ është shprehur i ashpër ndaj ministrit Vitia që lejoi rikthimin e futbollit në Kosovë pasi futbollisti i Dritës, Izair Emini doli pozitiv në koronavirus në testin e bërë në Shkup  dhe që nga fillimi i pandemisë është shprehur kundër vazhdimit të kampionatit, tashmë “Ismet Baba” ka thënë se do të jetë më i zëshmi që gara të rikthehet dhe të mbyllet në fushën e gjelbër. Ai tani synon që kundërshtarëve t’ua mbyllë gojën duke i fituar dy trofetë, Kupën dhe titullin e kampionit. Madje, Munishi ka thënë se Ballkani në këtë edicion e ka treguar futbollin më të mirë në Kosovë që 20 vite.

“Jam atakuar padrejtësisht se po kam frikë të fillojë kampionati, me lloj-lloj epitete; se jam për me përfunduar kampionatin pasi që jam në pozitën e parë etj. Por, unë ju garantoj që po të kisha qenë në pozitën e dytë apo të tretë nuk kish pasur shanca teorike që skuadra ime të fillojë në këto kushte. Sa i përket futbollit ju kam dhënë një mesazh: Ne nuk jemi rastësisht në vendin e parë. Ne e kemi bërë futbollin më të bukur, kemi lojtarë jashtëzakonisht të talentuar. Ballkani është skuadra që ka luajtur futbollin më të mirë në 20 vitet e pasluftës. Jemi klub jashtëzakonisht i organizuar dhe tash e kam dëshirën e flaktë që të vazhdojë kampionati dhe t’ua mbyllim gojën të gjithëve. Tash do t’i fitojmë dy trofetë – Kupën e titullin e edhe Superkupën. Tash do të jam më i zëshmi që ky kampionat të mos përfundojë”, ka theksuar Munishi për RTK, transmeton Futbolli.info.

Megjithatë, Munishi, tutje në deklaratën e tij ka qenë kontrovers, pasi është shprehur kritik ndaj ministrisë dhe FFK-së për vendimin e rifillimit të kampionatit pa një protokoll të qartë, derisa ka thënë se rasti i Izair Eminit i ka shqetësuar jashtë mase, për çka nuk e ka përjashtuar edhe mosvazhdimin e kampionatit nga skuadra e tij. “Të them të drejtën kemi pasur shumë nevojë që të rifillojmë të punojmë. Kemi shumë futbollistë shumë të talentuar dhe të ri. Ne e kemi një atmosferë shumë të mirë në skuadër dhe gjatë këtyre dy muajve na ka munguar shumë ajo. E kemi nis punën me një entuziazëm shumë të madh, por lajmi i sotëm na tronditi dhe unë e pashë shqetësimin e futbollistëve dhe unë do të bisedoj edhe me presidentin e klubit edhe me futbollistët. Ndoshta do t’i lë njerëzit që t’i përmbushin aspiratat e tyre. Ndoshta unë nuk do ta vazhdojë kampionatin, nuk do ta marrë rrezikun përmbi veti dhe nuk do t’i rrezikojë futbollistët e mi”, ka nënvizuar Munishi.

“Çdo gjë do ta bëjmë në koordinim, mirëpo ne do të vazhdojmë të ushtrojmë , por nuk kemi garancë kur luajmë me ekipin tjetër që aty nuk është i infektuar ndonjë futbollistë. Futbolli është lojë e kontaktit kështu që në këtë aspekt jam shumë i frustruar. Sa i përket punës ajo është duke shkuar në mënyrë perfekte. Ne nuk i kemi ndalur stërvitjet fare. Futbollistët kanë punuar gjithmonë, mirëpo kjo stërvitja grupore dallon pak prej asaj dhe me të vërtetë e kemi shfrytëzuar rastin që të fillojmë punën me top, të fillojmë punën në grupe të vogla dhe të përgatitemi nëse do të fillojë kampionati”, ka thënë tutje trajneri prishtinas.

Sa i përket mungesës së tifozëve në stadiume, Munishi është shprehur: “E pamë edhe në Bundesligë që futbolli pa tifozë nuk është njësoj. E pamë Borussian e Dortmundit duke luajtur në një atmosferë të ftoftë. Njëjtë ishte në të gjitha ndeshjet tjera, por ne duhet t’i respektojmë rregullat dhe duhet ta mposhtim medoemos virusin dhe t’i kthehemi jetës normale”.

Skuadra e Ismet Munishit kryeson renditjen në Ipko Superligë më një pikë më shumë se sa Drita, derisa deri në fund të kampionatit duhet të zhvillohen edhe 11 xhiro.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Më 4 e 5 mars turneu “Adem Jashari”

Për nder të Epopesë së UÇK-së, nën patronatin e FFK-së – Komisionit të Futsallit, më 4 dhe 5 mars, do të organizohet edicioni i...

Krerët e FFK-së u pritën nga kreu i komunës së Ferizajt

Presidenti Agim Ademi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtari i KE-së, Ismajl Ajeti dhe kryetari i LRF të Ferizajt, Afrim Haliti,...

Berat Rexha, zëri kumbues i Dardanëve në çdo stadium

Asnjëherë nuk është e lehtë të gjesh fjalë e të shkruash kur e humb një person me të cilin të lidhin kujtimet...

Kreu i FFK-së ngushëllon Dardanët

Prishtinë, 2 mars, 2021 E nderuara familje e Berat Rexhës! Të nderuar drejtues dhe anëtarë të...

Recent Comments