No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR BATATINA SHPRESON NË KTHIMIN E TIFOZËVE NË TRIBUNA

BATATINA SHPRESON NË KTHIMIN E TIFOZËVE NË TRIBUNA

Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për lejimin e aktiviteteve për skuadrat e Ipko Superligës, skuadra e Llapit i ka filluar stërvitjet në Podujevë.

Trajneri, Tahir Batatina në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka thënë se tashme edhe zyrtarisht po i rikthehemi futbollit, ai me tej ka shtuar se dëshiron që ndeshjet të fillojnë me tifozë, pasi ata janë që i dhënë emocion këtij sporti.

“Të nderuar qytetar të Kosovës dhe ju adhurues të sportit dhe sidomos të futbollit shpresoj ta keni kaluar në mënyrën më të mirë këtë sfidë.

Gjatë gjithë kohës jam munduar të jem i zëshëm dhe i pa ndalshëm duke mos u dorëzuar por duke kërkuar ta kalojmë edhe këtë armik natyror ku së bashku ia dolëm.

Nga dita e sotme po i kthehemi zyrtarisht fushës së futbollit, djemëve dhe sportistëve që më kanë munguar shumë.

Ne do të përgaditemi dhe do të futemi në 11 ndeshjet e radhës duke aplikuar ndeshje të mira por shpresa dhe kërkesa ime është për ju tifozë të të gjitha klubeve t’iu shoh në tribuna sepse ju jeni motivi i zejes time dhe lojtarëve në fushë. Ju jeni emocioni që na dhuroni. Ne pa ju e kemi të vështirë në ndeshjen e parë, unë prapë do t’iu drejtohem juve ku ishit në tribuna dhe dua t’iu trokas sepse ju duartrokitët gjatë gjithë kohës sapo unë u paraqita në fushë dhe gjatë gjithë ndeshjes.

Më mungojnë Legjendat sepse zejen time e bëj për tifozë dhe qytetin tim të lindjes me zemër dhe me shpirt por iu garantoj se nuk do t’iu zhgënjejmë por do të mundohemi t’iu bëjmë krenar”, ka shkruar Tahir Batatina.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Fitojnë Ballkani e Trepça ‘89

Ballkani dhe Trepça ’89, kanë shënuar fitore identike në ndeshjet e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra e Ballkanit e...

Ish-futbollisti i Kosovës parashikon: Bledi Shkëmbi apo Bledar Devolli, humbja njërin mund ta lë pa punë

Elita e futbollit kosovar sot sjell një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe të fortë. Fjala është për përballjen Ballkani – Drenica e cila luhet në Suharekë...

Recent Comments