No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA PREMIERE LEAGUE AKUZË E RËNDË E LOJTARIT ANGLEZ; PO TRAJTOHEMI SI MINJ LABORATORI

AKUZË E RËNDË E LOJTARIT ANGLEZ; PO TRAJTOHEMI SI MINJ LABORATORI

Rifillimi i Premier League është endë në pikëpyetje, ndërkohë që ka shumë lojtarë që po dalin kundër. Një ditë më parë u zhvilluan më shumë se 700 teste dhe 6 persona rezultuan të infektuar me COVID-19, në tre klube të ndryshme.

Te Watford një pjesë e lojtarëve nuk janë paraqitur në stërvitje. Një ditë më parë, kapiteni Troy Deeney deklaronte: “Jemi të detyruar të rikthehemi këtë javë në fushë, por e kam deklaruar se jam jashtë ekipit. Mjafton që njëri nga ne ta këtë virusin dhe më pas të na infektojë të gjithëve.

Nuk dua kurrsesi të ndodhë kjo gjë dhe të jem unë më pas që do ta çoj virusin në shtëpi. Djali im është vetëm pesë vjeç dhe ka disa probleme me frymëmarrjen. Kjo është arsyeja kryesore se pse unë nuk dua të rikthehem, pasi nuk dua ta vështirësoj më shumë situatën e tim biri. Nuk kam asnjë arsye se pse ta vendos atë në rrezik”.

Së fundmi ka folur edhe Danny Rose, mbrojtësi i kombëtares angleze, i cili në janar kaloi nga Tottenham te Newcastle. “Mirror” është hapur me intervistën e 29-vjeçarit dhe në kopertinë dallohet qartë titulli domethënës dhe revoltimi i futbollisitit: “Po trajtohemi si minj laboratori”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments