No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR VALON BERISHA TREGON NDJENJËN PAS RIKTHIMIT TË FUTBOLLIT DHE PËR MUNGESËN E...

VALON BERISHA TREGON NDJENJËN PAS RIKTHIMIT TË FUTBOLLIT DHE PËR MUNGESËN E TIFOZËVE

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka folur për ndeshjen e parë pas rikthimit në fushën e gjelbër në fanellën e Fortuna Dyseldorfit. Valoni pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e parë në rikthimin e Bundesligës pas pushimit prej dy muajsh si pasojë e pandemisë Covid-19, por ishte i pafat, ngase dy herë shtylla ia mohoi golin. Kësisoj, Fortuna u detyrua të pajtohet me barazim pa gola në duelin kundër Paderbornit.

“Normal ishte një ndjenjë e mirë. Më mirë do të ishte sikur të fitonim, sepse patën një paraqitje shumë të mirë me shumë raste. Personalisht isha i pafat pasi dy herë qëllova shtyllën. Gjithsesi, ishte ndjenjë e mirë që iu rikthyem futbollit, edhe pse na munguan shumë tifozët”, ka thënë Berisha në një lidhje direke për RTK-në, transmeton Futbolli.info.

Mesfushori ofanziv i Dardanëve e ka pranuar se ndeshja në stadiumin bosh është shumë më ndryshe. “Tifozët të japin motivim shtesë dhe krijojnë atmosferë brenda stadiumit, gjë e cila të jep më shumë vullnet. Tash duhet ta motivosh vetveten. Loja dukej sikur të ishte miqësore. Sidoqoftë, duke pasur parasysh se kishim vetëm një jave stërvitje me ekipin dhe kjo ishte ndeshja e parë pas 2 muajve pushim normalisht që ishte lojë e mirë. Do të kisha dashur të shënoja, por s’kisha fat”, ka shtuar Berisha.

Ai tutje ka treguar edhe për masat që janë ndërmarrë nga autoritetet e futbollit në Gjermani për mbrojtje nga virusi, si dhe për objektivin e skuadrës për mbetje në Bundesligë. “Para ndeshjes së parë kemi qenë në hotel në karantinë. Gjithmonë kemi qëndruar me maska. Në stërvitje kemi shkuar me makina. Në ditën e ndeshjes non-stop kemi qëndruar me maska. Vetëm para se të hyjmë në fushë kemi hequr maskën. Objektivi – shpëtimi? Normalisht që duam ta realizojmë këtë objektiv. Atmosfera është shumë e mirë. Kemi ushtruar mirë dhe mendoj se jemi të përgatitur me arrit këtë qëllim. Edhe drejtuesit e klubit janë pas nesh me të gjithçka”, ka nënvizuar Berisha, transmeton Futbolli.info.

Në fund Berisha ka folur edhe për ndeshjen e Kosovës me Maqedoninë e Veriut, e cila pritet të zhvillohet në tetor. Ai ka thënë se është e vështirë të vlerësohet se kush ka përparësi. “Aktualisht s’kemi përparësi asnjëra, sepse përveç lojtarëve që luajnë në Gjermani tjerat liga s’kanë filluar. Për veti e kam mbajtur formën edhe individualisht dhe tash sigurisht se me ndeshjet në Bundesligë do të më ndihmojnë edhe më shumë”, është shprehur Berisha.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments