No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR LEGJENDA MAQEDONASE: JEMI FAVORIT NDAJ KOSOVËS

LEGJENDA MAQEDONASE: JEMI FAVORIT NDAJ KOSOVËS

Ish-sulmuesi maqedon, Darko Pançev, të cilin pak kush nuk e njeh nga gjeneratat e vjetra ka folur së fundmi për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë. Ai disa herë ka luajtur kundër Prishtinës kur ishte në fanellën e Vardarit të Shkupit.

Pançevi ka luajtur me një ekip edhe me legjendën e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, kur ishin në Fortuna të Dyseldorfit në vitin 1995-1996.

Merret vesh nga burimet e sigurta, se Pançev gjithnjë ka pasur mendime të mira për shqiptarët e Kosovës.

“Ai ka pasur mendime të mira për shqiptarë, kurrë nuk i ka interesuar politika”, tha një burim. Në foto janë Shala me Pançevin, kur një gazetë gjermane kishte publikuar këta dy yjet e futbollit në vitet e 80-ta e 90-ta.

Futbollisti më i mirë i shekullit 20 në Maqedoninë e Veriut, Darko Pançev, ish sulmuesi i Crvena Zvezdës nga Beogradi dhe Vardarit nga Shkupi, në intervistën e tij të fundit për “Balkans.aljazeera.net” mes tjerash ka dhënë mendimin e tij për shanset e Maqedonisë së Veriut për tu kualifikuar në Euro 2020.

“Shanset që të plasohemi në kampionat europian janë shumë të mëdha, megjithatë nuk duhet ta nënçmojmë askënd. Duke pasur parasysh se seleksinuesi Igor Angellosvki deklaron se kjo është gjenerata më e mirë në histori, atëherë nuk duhet të kemi problem. Jemi favorit kundër Kosovës, pasi luajmë në terrenin tonë. Nëse nuk fitojmë në atë ndeshje, do të ishte mossukses i madh për vendin tonë”, deklaroi legjenda e futbollit maqedonas, Darko Pançev.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Chelsea vazhdon me fitore  në Premierligë

Skuadra e Chelsea po vazhdon më fortë të lartë në Premierligën angleze. Londinezët sonte kanë arritur të shënojnë fitoren...

Del Piero: Lënia në stol e Ronaldos, veprim i zgjuar nga Pirlo

Alessandro Del Piero pranon se Juventusi e befasoi me lojën kundër Lazio. Ish-kapiteni bardhezi shton se lënia në stol e Cristiano Ronaldos ishte një...

Zidane: Nuk përfshihem në punët e gjyqtarëve!

Zinedine Zidane mbajti gjuhën, kur fliste për lojën e diskutueshme dhe, si gjithmonë, ndoqi politikën e tij për të mos folur për arbitrat. Polemikat për...

Recent Comments