No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LA LIGA ELBER: NUK SHOH MUNDËSI QË NEYMAR TË KTHEHET TE BARCELONA

ELBER: NUK SHOH MUNDËSI QË NEYMAR TË KTHEHET TE BARCELONA

Ish-sulmuesi i Brazilit, Giovane Elber, mendon se Barcelona nuk duhet të nënshkruajë me Neymar, pasi ai e braktisi më 2017, për t’u bashkuar me PSG. 28-vjeçari është lidhur me një rikthim në “Camp Nou”, gati 3 vite pasi u bashkua me gjigantët parizienë për shifrën rekord botëror të 222 milionë €.

Por Elber, i cili pati statusin e yllit te Bayern Munich, luajti edhe 15 ndeshje me “Selecao” gjatë karrierës së tij, tha se si duhet të veprojnë gjigantët e La Liga-s me bashkatdhetarin e tij. I pyetur nga “Cadena SER” nëse Barça duhet të nënshkruajë përsëri me Neymar, Elber tha: “Jo. Meqë ai vetë u largua nga Barcelona. Nuk ka asnjë mundësi të kthehet aty. Për mua, Neymar u soll shumë keq me Barçën. Kur donte të largohej që aty, ai tha se dëshironte të ishte më i miri në botë.

Por, për hir të Zotit, si mund të bëhesh më i miri në botë duke luajtur për PSG-në?! Për t’u bërë i tillë duhet të luash me Real Madridin ose Barcelonën, ??në ndonjë ekip ku mund të fitoni Ligën e Kampionëve. Unë besoj se PSG nuk do të jetë në gjendje ta fitojë Ligën e Kampionëve edhe për tri ose katër vitet e ardhshme”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments