Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, mendon që kampionati duhet të rifillojë.
Sipas tij, rreziku nuk është aq i madh në futboll, përcjellë Gazeta Olle.
“Ka shumë shtete tjera në rajon si Shqipëria e Mali i Zi që po e fillojnë, atëherë pse ne mos ta fillojmë? Po thonë që në shtator do të kthehet virusi, cfarë duhet të bëjmë atëherë, përsëri ta anulojmë?”, u shpreh fillimisht Tovërlani në “Klan Kosova”.
“Ne nuk jemi asnjë i krisur që të fillojmë kampionatin nëse ka aq shumë rrezik. Situata po relaksohet, maskat dhe dorëzat po i heqin. Ngritja e temperaturave do ta përmirësojë edhe më shumë gjendjen”.
“Unë po mendoj që është vetëm një grip dhe asgjë më shumë. Nuk është as kancer e as leukemi”.
“Disa ekipe kanë stërvitur nga dy herë në ditë. Ne kemi ushtruar në mënyrë individuale. Faza përgatitore varet nga intensiteti i punës individuale të lojtarëve në këtë fazë”, vazhdoi ai.