No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A PRANDELLI: FUTBOLLI TË PRESË EDHE PAK!

PRANDELLI: FUTBOLLI TË PRESË EDHE PAK!

Cesare Prandelli, ish-trajneri i Italisë dhe shumë skuadrave në Itali, pas rifillimit të Bundesligës ka komentuar në lidhje me rinisjen e ndeshjeve në Serie A. Tekniku është i mendimit se në vendin fqinj duhet të presin, të paktën deri në korrik.

“Nuk e kuptoj pse nuk mund të presim derisa situata të jetë më e qartë, pse të mos luajmë më mirë në korrik, sesa në qershor? Është e vërtetë që futbolli i ndihmon njerëzit të harrojnë shumë gjëra gjatë 90 minutave, por nuk mendoj se njerëzit e apasionuar pas sportit duan domosdoshmërish të shohin ndeshje këto ditë.

Gjithashtu nuk mendoj se do të kisha frikë të luaja nëse do të isha në një skuadër tani, por e gjitha lidhet me atë që Italia po përballet. Ka vdekje çdo ditë dhe besoj se duhet më shumë kohë”, është shprehur Prandelli për “Corriere di Brescia”. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments