Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi edhe një herë është shprehur kundër vazhdimit të kampionatit. Ai në emisionin “Dueli sportiv” në TV Dukagjini ka thënë se nuk ka kushte për vazhdim të garave dhe nëse ndodhë një gjë e tillë dikush duhet ta marrë përgjegjësinë për çdo pasojë.
“Në rregull, po na thotë dikush me fillu kampionatin pa i bo testime, pa u karantinu! Kush e merr përgjegjësinë nëse nesër ndodh diçka. A e merr përgjegjësinë ai që po trumbeton me fillu apo ministri që ka skandale një pas një”, ka thënë Munishi, shkruan Futbolli.info.
Trajneri prishtinas që nga ndërprerja e kampionatit është shprehur kundër rifillimit, duke theksuar se s’ka kushte dhe kërkon që FFK ta shpallë Ballkanin si skuadër kampione.