Mainzi i ka shpëtuar humbjes në ndeshjen e sotme si mysafir në Bundesligë, duke luajtur baras 2:2 me Kolnin.
Vendasit ishin në epërsi prej 2-0, por nuk arritën ta ruanin rezultatin deri në fund.
Në këtë ndeshje për disa minuta luajti edhe futbollisti shqipta në radhët e Kolnit, Elvis Rexhbecaj.
Ai u aktivizua në minutën e 76-të të ndeshjes, kurse disa minuta më pas u ndëshkua me karton të verdhë.
Ndeshja e fundit e ditës së sotme në Bundesligë fillon nga ora 18:00, ku takohen Union Berlin dhe Bayern Munchen.