No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR HYKA: DUA TË LUAJ ENDE JASHTË, NË SHQIPËRI KTHEHEM PËR TIRANËN!

HYKA: DUA TË LUAJ ENDE JASHTË, NË SHQIPËRI KTHEHEM PËR TIRANËN!

Jahmir Hyka për momentin ndihet i lumtur në Izrael që edhe është edhe ndalesa e tij e radhës në karrierën e gjatë që ka patur deri tani. Që prej shkurtit të këtij viti pas eksperiencës me Maccabi Netanya, 32-vjeçari shqiptar është bërë pjesë e Sektzia Nes Tziona ku është shok skuadre me Sabien Lilaj. Megjithatë Hyka nuk i harron fillimet e tij, teksa ka dalë si futbollist nga Tirana dhe një ditë dëshiron të rikthehet te bardheblutë siç e konfirmon vetë në një intervistë për “Player on Focus”.

“Synimi im është të vazhdoj të luaj jashtë Shqipërisë edhe për disa kohë. Me Tiranën kam pasur dhe kam marrëdhënie shumë të mira, kështu që nëse unë do të vendos një ditë të rikthehem në Shqipëri, besoj se do të jetë ekipi i parë me të cilin do të bisedoj. Në futboll nuk mund të bësh plane, aq më tepër me këtë situatën e krijuar tani, por shpresoj të jemi mirë me shëndet në rradhë të parë dhe të mos kemi dëmtime. Kam dëshirë që të luaj futboll sa më gjatë që të jetë e mundur. Kam edhe një këshillë për lojtarët e rinj. Ndonjëherë talenti nuk mjafton që të bëhesh një lojtar i mirë duhet shumë punë, sakrificë dhe vullnet për të arritur atë që doni. Prandaj ata duhet të punojnë shumë dhe të mos mjaftohen vetëm me talentin”, u shpreh Hyka.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments