No menu items!
Ballina Opinione 5 FAKTORË PSE NUK DUHET TË VAZHDOJË KAMPIONATI!

5 FAKTORË PSE NUK DUHET TË VAZHDOJË KAMPIONATI!

Shkruan: Erdin HASHANI

Se pari ne nuk i kemi kushtet e punes si te Gjermanis, Italis apo edhe Spanjes e Anglis.

Se dyti te gjitha keto skuadra ne keto shtete qe i permenda kane kushte per grumbullim e futbollistave dhe qe te rrine ne karantine, dmth secila skuader e ka hotelin e vete, e kompleksin e stervitjeve. E tek ne asnje skuader se ka hotelin e vete dhe asnje skuader nuk e ka kompleksin e stervitjeve.

E treta lojtaret e superliges nuk munden me i perballu ndeshjet qe te luhen cdo te diele edhe te merkure, sepse ketu tek ne skemi asnje skuader qe investon ne vitamina aq sa investojn skuadrat e shteteve evropiane, qe te rikuperohen aq shpejt.

E katerta dje filloj kampionati gjerman dhe nga 6 ndeshje u lenduan 8 lojtar keshtu qe akoma pa fillu mire filluan lendimet, shembull e kemi edhe Romen qe ju kane lendu akoma pa fillu tre lojtar. A thu ne ekipet e tona sa lendime do te kete? duke e pas parasysh qe kane kohe me u pergadit per 15 dite mas ni pauze gati tre mujore edhe duke e dite se ketu nuk jemi aq profesionista sa themi qe jemi, dhe per 15 dite nuk mjafton te pergaditesh fizikisht nje futbolliste plus asaj e dim ne sa marrim vitamina ne edhe si ushqehen futbollistat! Dhe mos te harrojm qe jemi duke e dite se cfare kushte edhe cfare zhveshtore i kemi qe nuk mundesh as 18 lojtar te jene ne to e lere me me pas distanc qe eshte e pamundur nje gje e till. Pak skuadra e kane zhveshtoren musafire qe i plotson kushtet normale, se per distance jo e jo!

E pesta cka nese nje lojtare infektohet edhe pastaj e infekton edhe gjithe skuadren, pastaj te gjithe familjen ose e kunderta dikush nga futbollistat infektohet nga ndonje antar i familjes dhe ate e barte te skuadra ne stervitje. A duhet pastaj me u infektu shumica e ekipeve qe me u anulu ? Atehere cka do te thone ata qe insistojn me ja fillu kampionati? Ata nuk jane akteret kryesor ne fushe, jane futbollistat qe smunden me mbajt distance edhe nese te tjeret mbajn e jane me maska edhe me doreza, futbollistat keto nuk munden me i mbajt mbrenda ne fushe.

Ka hala faktor te tjere qe nuk duhet me u zhvillu futbolli po keto ndoshta jane ma kryesoret qe i permenda. Mos te harrojm se nuk jemi as Gjermani, Angli, Spanje apo Itali, po jemi duke jetu ne Kosove! Ku ma shpejt te vjen pizza se sa ambulanca.

(Autori është ish-futbollist i shumë skuadrave të elitës, tash trajner i Vllaznisë së Pozheranit)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments