Vjen lajmi i shumëpritur për futbollin edhe në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur t’i ndezë dritën jeshile stërvitjeve kolektive të skuadrave të futbollit në ambiente të hapura, sigurisht duke respektuar me rigorozitet protokollin e sigurisë të miratuar nga Instituti i Shëndetit publik.
Kështu, me datë 18 maj, të gjitha skuadrat e futbollit do të mund të nisin përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit, ndërkohë që do të jenë në pritje të zyrtarizimit edhe të datës së rifillimit të kampionatit.
Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me presidentët e klubeve ka parashikuar 3 qershorin për rinisjen e Superiores. Pritet tashmë vetëm zyrtarizimi nga qeveria, që gjithçka të vijojë sipas programit.
