No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KJO ËSHTË DATA KUR PRITET TË FILLOJË IPKO SUPERLIGA

KJO ËSHTË DATA KUR PRITET TË FILLOJË IPKO SUPERLIGA

Futbolli në Kosovë pritet të rikthehet në fillim të muajit të ardhshëm. 5 qershori është data kur skuadrat e Ipko Superligës do të zbresin në fushën e gjelbër për të vazhduar betejën në garën për titull dhe për mbijetesë mëson ekskluzivisht Futbolli.info.

Futbolli në Kosovë është ndëprerë më 13 mars si në pothuajse gjithë globin pas përhapjes së koronavirusit Covid-19. Megjithatë, tashmë ka filluar zbatimi i masave lehtësuese nga autoritetet shtetërore kudo. Futbolli në Gjermani ka rinisur sot, derisa edhe shumë kampionate tjera pritet ta rifillojnë garën gjatë këtij muaji dhe muajit tjetër. Drejtuesit e FFK-së ditë më parë kanë takuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia nga i cili kanë kërkuar që të merret vendimi për rikthimin e futbollit. Një tjetër takim do të mbahet nesër ku përfundimisht do të vendoset se çfarë do të ndodhë me fatin e këtij kampionati. Futbolli.info nga burimet të veta në ministri merr vesh se kampionati nuk mund të nisë para fazës së tretë të masave lehtësuese që nisin të zbatohen më 1 qershor, mirëpo në bazë të kërkesës dhe masave që ka ndërmarrë federata për stërvitje dhe për ndeshje ka gjasa reale që 12 ekipeve të Ipko Superligës t’u jepet leja për stërvitje nga java e ardhshme, ngase edhe kërkesa e federatës ishte që klubeve t’u jepet kohë për t’u përgatitur mjaftueshëm para rinisjes së garave. Kërkesa e FFK-së ishte që të mundësohet stërvitja për të gjitha skuadrat, mirëpo për shkak të rrezikut të madh institucionet shëndetësore nuk janë dakorduar me një gjë të tillë dhe më pas edhe drejtuesit e FFK-së janë pajtuar që fillimisht t’u mundësohet rikthimi në stërvitje vetëm klubeve elitare dhe atë me punë në grupe të vogla, duke pasur parasysh afatet e caktuara nga UEFA për përfundimin e kampionatit më 20 korrik, derisa për ligat e tjera vendimi do të merret më vonë. Në parim palët janë pajtuar që kampionati të vazhdojë nga 5 qershori, datë e cila përputhet edhe me fazat lehtësuese të parapara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Gjithsesi, vendimi final dhe procedurat që duhet ndjekur nga FFK dhe klubet do të bëhen të ditura në takimin e nesërm që ministri Vitia do të ketë me krerët e FFK-së e ku do të marrin pjesë edhe ministrja e sportit, Vlora Dumoshi, kryetari i KOK-ut Besim Hasani dhe drejtori i DSK-së, Ibër Alaj.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments