No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SALIHU TREGON KUR PRITET TË MËSOHET FATI I KAMPIONATIT

SALIHU TREGON KUR PRITET TË MËSOHET FATI I KAMPIONATIT

Aktivitetet sportive në Kosovë janë pezulluar tash e një kohë të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Me lehtësimin e masave, po tentohet që edhe sporti i futbollit të rikthehet të luhet, nga aty ku ka mbetur

Mirëpo një gjë e tillë ende nuk është e sigurt, dhe duke parë gjendjen në ditët e fundit, një gjë e tillë duket që ka shumë gjasa të mos ndodhë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu shprehet se FFK është e gatshme që të kujdeset në mënyrën më të mirë për rikthimin e ndeshjeve të Superligës.

“Ne jemi të aftë, jemi të gatshëm për të organizuar këtë pjesë, por mbesin pikëpyetje shumë çështje të tjera. Ju e patë që gjendja po ndryshon nga dita ditës, pastaj ka shumë lojtarë që janë jashtë, ata duhet të vinë të karantinohen për 7 ditë, domethënë janë të pamundshme disa çështje që në fund ne duhet të gjithë së bashku me ndihmën e UEFA-s t’i shqyrtojmë dhe t’i vendosim në mënyrë meritore. Unë mendoj se 18 maji do të jetë data e cila do të na tregojë më në fund se a do të luhet apo jo dhe në çfarë kushte”, u shpreh fillimisht ai.

Përpos tjerash, Salihu deklaroi se FFK ka krijuar edhe një protokoll të ri, për mbarëvajtjen e ndeshjeve fubtollistike, e ku parashihen të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme kundër COVID-19.

“Komisioni ynë për shëndetësi i kryesuar nga dr.Murat Berisha e ka hartuar një dokument. Edhe ne e kemi përpiluar një dokument të përgjithshëm si Federatë, në pika të trasha, se cilat janë obligimet e organizatorit të ndeshjes.  Por ky protokoll përmban të gjitha prej mënyrës së stërvitjes, prej sa duhet të ketë largësi, kur duhet mjetet sanitare të përdorën, a duhet të bëhet testimi e të tjera”, potencoi Salihu.

Për të evituar çdo infektim të mundshëm brenda fushës, FFK do të dërgojë edhe nga një mjek në secilin stadium, për të inspektuar gjendjen e zhveshtoreve si dhe per të kontrolluar gjendjen shëndetësore të lojtarëve.

Në rast se ndodh ndonjë lojtar të infektohet me këtë virus, Salihu u shpreh se me rekomandim të ministrisë së Shëndetësisë e gjithë skuadra do të karantinohet.

“Zoti Vitia na bëri të qartë se nëse ndodh kështu atëherë i tërë ekipi duhet të vet izolohet, kështu që kjo do të na humbte pastaj të gjithë kampionatin. Prandaj janë shumë pikëpyetje të cilat duhet t’i japim përgjigje por në fund të fundit të gjithë duhet të kuptojmë që është luftë për jetë a vdekje”, deklaroi Salihu.

Mirëpo nëse Ministria e Shëndetësisë vendos që futbolli të mos rikthehet, Salihu u shpreh se në koordinim me UEFA-n do të tentojnë të marrin një vendim sa më të drejtë për të gjitha skuadrat.

“Fati i futbollit nuk do të humb. Sigurisht që tri skuadra do të dalin në arenën ndërkombëtare, për pjesën tjetër ajo është e rëndësishme gjithmonë sporti, por nuk ka ndonjë pasojë tjetër, juridike apo ligjore për sistemin e garave. Ne do të tentojmë që çdo vendim të jetë sa më i drejtë i mundshëm, sa më transparentë dhe të merren në koordinim me UEFA-n dhe FIFA-n”, përfundoi Salihu.

Kutjojmë që Federata e Futbollit të Kosovës disa herë ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me fillimin e stërvitjeve të klubeve, e ku sipas tyre data 18 maj është data e fundit, ku nëse klubet nisin stërvitjet atëherë edhe kampionati mund të rikthehet./KP/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments