No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SALIHU: TË PREMTEN VENDIMI FINAL PËR RINISJE OSE JO TË KAMPIONATIT

SALIHU: TË PREMTEN VENDIMI FINAL PËR RINISJE OSE JO TË KAMPIONATIT

Federata Shqiptare e Futbollit sot vendosi që kampionati i Shqipërisë të nisë me 3 qershor.

Pas këtij vendimi, presidenti i Partizanit Gazmend Demi ka dhënë një version interesant.

Sipas tij, gara ishte e detyruar të luhet, ndryshe UEFA i penalizon klubet me mos-pjesëmarrje në garat evropiane, shkruan Zëri.info.

Kosova ende nuk ka marrë një vendim nëse do të luhet apo jo kampionati, por sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka mohuar që do të penalizohen klubet nëse nuk luhet kampionati.

“Jo nuk qëndron kjo tek ne. Nëse shteti vendos që mos të zhvillohet kampionati, atëherë UEFA nuk na ndëshkon”, ka thënë Salihu.

Ai beson se deri ditën e premte ata do të marrin lajmin përfundimtar nëse do të kemi kampionat apo jo.

“Ne po presim dhe po besojmë që deri te premten Institui Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë do të na japin verdiktin përfundimtar nëse do të mund të nisim apo jo”, ka përfunduar Eroll Salihu.

Federata e Futbollit e Kosovës është në pritje të lejimin të fillimit të stërvitjeve të klubeve qysh në fazën e dytë të lehtësimit të masave (nga 18 maji), në mënyrë që kampionati të nisë me 1 qershor.

Çdo datë tjetër duket se është vonë dhe nuk do të mund t’i përmbushin afatet e dhëna nga UEFA e cila parasheh që garat të mbyllen me 20 korrik.

Në Superligën e Kosovës kanë mbetur për tu zhvilluar edhe 11 xhiro.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Llapi zbret Ballkanin nga froni

Llapi ia ka pamundësuar vazhdimin e kryesimit të kampionatit nga Ballkani. Fitorja e të dielës e ka vendosur Dritën në vendin e parë.  Llapi e ka...

Recent Comments