No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KUSH ËSHTË PERSONI QË ISHTE BASHKË ME VOKRRIN NË KONGRESIN E FIFA-s

KUSH ËSHTË PERSONI QË ISHTE BASHKË ME VOKRRIN NË KONGRESIN E FIFA-s

Flamur Bunjaku, biznesmeni i njohur nga Gjilani që jeton dhe vepron në Zvicër, është njeriu që ka bërë shumë për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, shkruan Mediafokus.info.

Kontributi i tij në këtë fushë daton prej vitin 2004, kur për herë të parë është takuar në Zvicër me legjendën, Fadil Vokrri.

Prej atëherë, pronari i Rinora 4, me e pa pozita në FFK, nuk i është ndarë kurrë legjendës dhe kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri.

Kudo shkonin bashkë, deri në arritjen e qëllimit të madh – pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.

Sot, kur janë bërë katër vjet nga pranimi i Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, Bunjaku ka thënë për Mediafokus.info se ndjehet krenar që e pati mundësinë të jap kontribut në këtë aspekt.

“Ka qenë nje ndjenjë për të cilën unë do të ushqej kujtimet me të mira për deri sa te jem gjallë. Finalizimin e lobimit dhe krejt punës që bëmë bashkë, e radhis në të arrituar e mija më të mëdha. Asnjëherë nuk jam pishman që krejt potencialin tim dhe të bizneseve që përfaqësoj, i kemi i shkrirë për ëndrren e Fadilit, timen dhe brezave të tërë të Kosovës. Edhe pse nuk kam zakon t’i detajoj shumë gjerat që janë punuar, por thjesht mund t’ju them që është bërë punë e paimagjinueshme, me plot te panjohura dhe ankth”, ka thënë Bunjaku.

Vokrri dhe Bunjaku gjatë udhëtimit për në Mexico City

Ai i kujton edhe fjalët e para të legjendës së futbollit kosovar, pas pranimit.

“Në momentin e pranimit zyrtar kam qenë me legjendën, Fadil Vokrri. ‘E krytëm edhe këtë mision, tash dëshira e vetme është që Kosova të kualifikohet në kampionat Europian ose Botëror’, më tha. Por, fatkeqësisht këtë të fundit nuk e përjetoi”, thotë Flamur Bunjaku.

Si e përkushkruan Flamur Bunjaku legjendën e futbollit, Fadil Vokrri?

“Ka qenë njeri i jashtëzakonshëm. Shumë zemërgjerë, i palodhur në këtë drejtim. E ka pas marrë shumë përzemër këtë punën e anëtarësimit…ka punu shumë. Për një takim dhjetë minutësh, nuk ka përtuar t’i hip aeroplanit. Ka qenë motor i gjithë këtij angazhimi i pavdekshmi Fadil Vokrri”, thotë plot emocion, biznesmeni i njohur kosovar, Flamur Bunjaku.

“Kurrë s’e kam parë të jetë bërë nervoz. Krejt angazhimi im, pavarësisht që Fadili e vlerësonte shumë, mua me duket pak. Fadili ishte i tillë. Ishte vështirë të ngopeshe me praninë e tij dhe mënyrën se si i bënte njerëzit për vete”, shton ai.

Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në FIFA më 13 maj të vitit 2016, ndërkaq në UEFA dhjetë ditë më herët, në po të njejtin vit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments