No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FUTBOLLI NË SHQIPËRI VAZHDON MË 3 QERSHOR

FUTBOLLI NË SHQIPËRI VAZHDON MË 3 QERSHOR

Në një intervistë për mediat pas mbledhjes që organizoi Federata Shqiptare e Futbollit me presidentët e klubeve ku u vendos data 3 qershor për rinisjen e kampionatit, presidenti i FSHF-së Armand Duka nënvizoi se protokolli i sigurisë që do të merret ndaj COVID-19 në momentin e rinisjes nuk do të rëndojë buxhetet e klubeve shqiptare. Duka theksoi gjithashtu si rifillimi i kampionatit ishte i nevojshëm për futbollistët pasi një pauzë 6 mujore do të rëndonte shumë në karrierat e tyre.

“Kemi bërë mbledhje me presidentët. I informuam për protokollin që mbetet për t’u konfirmuar dhe për të vendosur me to datën më të përshtatshme dhe me konsensus që të filloojë me tre qershor dhe të përfundoj me 29 korrik, ndërsa Kupa me dy gusht”. Mendimet për të mos rifilluar- “Nëse nuk kishte ndonjë dëm për të gjithë futbollin shqiptar, ishte mendimi i disave se futbollistët janë të pastërvitur. Por, Shqipëria mund të kishte pasojë nga UEFA, por edhe për futbollistët një ndërprerje gjashtëmujore do ishte e dëmshme. Është më mirë për ta, uroj ta kemi kaluar epideminë. Dhe, është mirë të rikthehen të luajnë e të heqin kilet që kanë marrë nga pushimi”.

Ngarkesa ekonomike në protokolle- “Protokollet në këndvështrimin tim nuk kanë ngarkesë ekonomike, thjesht duhen respektuar. Do jenë më pak se 2% e buxhetit të tyre, por respektimi i rregullave në kulturën shqiotare nuk është shumë e mirë. Shishe ujë të veçantë, larja e ambienteve nuk është kosto. Kosto është udhëtimi me dy automjete dhe akomodimi që futbollistë duhet të flejnë në dhoma teke”.

“Besoj se për protokollin do të kemi një përgjigje positive. Nëse rikthimi do ishte më i shpejtë, atëherë kampionati do luhej në shtatë ditë. Dhe, stërvitja do ishte e gjatë pasi nga data 18 deri në datën tre nuk është e mjaftueshme. Por, kjo ishte zgjedhja e vetme për t’u rikthyer.
Është konfirtmuar data 18, gjithsesi ne nuk bëjmë ligje dhe nëse qeveria e ndryshon këtë duke qenë se qeveria jonë kështu i ka marrë vendimet. Nuk mund të paraprijmë vendimet e qeverisë”.

Tamponët? “Unë nuk jam mjek për tamponët, por edhe në vende të tjera nuk ka të bëjë vetëm ana ekonomike. Të gjithëve do iu matet temperature në stërvitje apo në para ndeshjeve dhe nëse ka shenja, atëherë patjetër do ketë tamponë dhe do të bëhën të gjithë analizat e nevojshme”u shpreh Duka.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments