Ish-portieri i njohur Naser Prapashtica, i cili tani e disa vjet është i angazhuar si trajner i portierëve në Kombëtaren U21 të Kosovës, por njëkohësisht me përvojën e tij i ndihmon edhe disa skuadra, sot ka bërë një gjest fantastik, shkruan Futbolli.info. Ai e ka vizituar stadiumin e posa ndërtuar të skuadrës së Ligës së Tretë, Kosova (P) në Bernicë, derisa drejtuesit të kësaj skuadre Haki Bllacaku ia ka dorëzuar edhe 10 topa futbolli si dhuratë. “Gjatë vizitës te ish-klubi im FC Kosova (P), ku një pjesë të jetës time e kam kaluar me sukses. Sot i përgëzova për stadiumin e ri me një dhuratë simbolike. N.P-533”, ka shkruar Prapashtica.