No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ZEKA: TREPÇA'89 ËSHTË PËR VAZHDIM TË KAMPIONATIT, NUK PRANON RËNIEN NGA LIGA...

ZEKA: TREPÇA’89 ËSHTË PËR VAZHDIM TË KAMPIONATIT, NUK PRANON RËNIEN NGA LIGA NË TAVOLINË

Vazhdimi i Superligës së Kosovës në futboll, anulimi i kampionatit apo përfundimi i sezonit, kjo është çështja!

Superliga e Kosovës në futboll aktualisht është e pezulluar për shkak të shpërthimit të pandemisë, Covid-19 në vendin tonë.

Që nga muaji mars, Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar për ndalimin e aktiviteteve sportive – deri në një afat të pacaktuar.

Me uljen e rasteve në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin, Arben Vitia ka njoftuar për lehtësimin e masave – duke përfshirë tri faza.Në fazën e fundit (3), pozicionohen aktivitetet sportive dhe rifillimi i tyre.

Kjo fazë starton nga data 1 qershor e këtij viti, por hyn në fuqi vetëm pas rishikimit të dy fazave të para.

Kjo nuk i ka konvenuar klubeve të futbollit në Kosovë dhe FFK’së dhe kanë kërkuar nga MSH që Kupa e Kosovës të startojë me 24 maj, ndërsa Superliga me 1 qershor, megjithatë ende nuk kanë marrë përgjigje nga IKSHPK.

Dihet që sezoni i ardhshëm në Superligën e Kosovës do të luhet me vetëm 10 ekipe, gjë kjo që nënkupton se katër skuadra duhet të largohen nga elita këtë edicion.

Renditja tabelare në Ipko Superligën e Kosovës në futboll është jashtëzakonisht interesante dhe asgjë nuk është siguruar matematikisht dhe shumë skudra janë në ‘lojë’ për titull, kualifikimin në garat evropiane dhe disa prej tyre po luftojnë për të mbetur në elitë.Në rast se përfundohet sezoni dhe nuk zhvillohet më asnjë ndeshje tjetër, atëherë mund të ndodhë që të merret për bazë tabela aktuale (nuk është definitive) dhe të vendoset fati i ekipeve në bazë të dueleve të zhvilluara deri më tani.

Skuadra nga Mitrovica, Trepça 89′ pozicionohet në zonën e kuqe, pra në vendin e 10’të dhe në rast se ndodhë një gjë e tillë – kjo nënkupton që ata do të largohen nga elita.

Kryetari i Trepçës 89′, Abedin Zeka thotë se është kategorikisht kundër që të aplikohet mundësia e largimit të katër skuadrave nga Superliga, në rast se përfundon sezoni.

“Futbolli duhet të fillojë, sepse Trepça 89′ në xhiron e fundit është zhvendosur në zonën e rrezikshme. Deri më tani është luajtur vetëm 66.6% e kampionatit – unë gjithashtu jam për t’u larguar katër skuadra nga Superliga, por vetëm nëse rikthehet futbolli dhe luhet në fushë. Por në rast se vie puna deri tek përfundimi i kampionatit – sipas mendimit tim nuk mund të quhet kampionat i rregulltë. Në rast të së keqes, atëherë duhet dy të largohen dhe dy të inkuadrohen – ose të anulohet ky kampionat dhe tri skuadra të luajnë në Evropë, sepse është mëkat me i humb mjetet e UEFA’s, por dëshira ime është që të luhet futbolli në fushë dhe të vërtetohet me futboll se kush e meriton arenën ndërkombëtare dhe largimin nga elita”, tha fillimisht Zeka për ‘Blic’.

Më pas, kryetari i Trepçës 89′, Zeka thotë se skuadra e tij akoma është në garë edhe për arenën ndërkombëtare – pasi matematika ia lejon një gjë të tillë.

“Matematikisht edhe ne kemi gjasa që në 11 xhirot e mbetura të kampionatit të kemi një ngritje dhe të marrim pjesë në garat ndërkombëtare. Nuk vjen në shprehje që të largohen katër ekipe pa u zhvillu kampionati – sepse nëse ndodhë ne bëjmë ankesë në UEFA. Për largimin e katër skuadrave mund të merret vendim vetëm në Kuvendin. Megjithatë, të jemi të qartë nëse pas 33 xhirove ne mbesin në zonën e rrezikuar, atëherë unë me krahëhapur e pranojë largimin nga liga, kurse në këtë mënyrë (përfundimin e sezonit) nuk e pranojmë assesi. Qëndrimi ynë është që me çdo kusht të rifillojë kampionati – pastaj pa marrë parasysh ia urojë kampionit titullin kampion, ndërsa kush largohet nga Superliga duhet ta pranojë. Duhet ta kemi parasysh që është mëkat nëse përfundohet, pasi matematikisht edhe Vushtrria edhe Dukagjini mund të mbesin në ligë”, përfundoi kryetari i Trepçës 89′, Abedin Zeka.

Vlen të theksohet se ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare sa i përket fatit të futbollit të Kosovës – pasi IKSHPK pritet ta kthejë përgjigjen nëse mund të rifillojë kampionati siç ka kërkuar FFK.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments