No menu items!
Ballina SUPERLIGA FERONIKELI TRE MUAJ PA PAGA, "BOSSI" I KLUBIT KA NGECUR NË BUDVË

FERONIKELI TRE MUAJ PA PAGA, “BOSSI” I KLUBIT KA NGECUR NË BUDVË

Futbollistët e klubit të Feronikelit ka tre muaj që nuk kanë marrë pagat e tyre.

Lojtarët e skuadrës nga Drenasi kanë mbetur pa rroga në muaj më të vështirë për të gjithë si pasojë e pandemisë botërore ‘Covid-19’.

G.inFokus nga burime të sigurta merr vesh që arsyetimi i klubit për moskryerjen e obligimeve ndaj futbollistëve është se kryetari, Naser Ramaj, ndodhet në Mal të Zi dhe se nuk ka mundësi të vije në Kosovë për ti kryer pagesat për shkak të bllokimit të kufijve për shkak të koronavirusit.

Ky është arsyetimi qesharak i ‘industrialistëve’, pasi që transferim i mjeteve financiare mund të kryhet edhe nga Mali i Zi.

Gjendja në klubin e Niklit nuk është aspak e mirë dhe nëse vazhdon kjo situatë edhe me tutje, problemet mund të jenë edhe më të mëdha.

Feronikeli viteve të fundit ka qenë ndër klubet më të organizuar në Kosovë në aspektin financiar, por siç duket koronavirusi ka shkaktuar probleme të mëdha financiare të skuadra tre herë kampione e Kosovës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Cassano: Interi është qesharak në Ligën e Kampionëve. Futboll në Itali nuk luajnë ata, por Atalanta

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit Antonio Cassano foli me mikrofonat BoboTV duke skanuar situatën e Interit. “Ka gjetur një qëndrueshmëri të madhe. Skuadra...

Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që...

Java e 23-të në Superligë luhet në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë. Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet...

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Recent Comments