No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FC PRISHTINA E ZHYTUR NË KRIZË, FLET REMZI EJUPI

FC PRISHTINA E ZHYTUR NË KRIZË, FLET REMZI EJUPI

Përhapja e pandemisë botërore ‘Covid-19’ pezulloi Superligën e Kosovës në futboll dhe të gjitha aktivitetet tjera sportive në vend, shkruan inFokus.

Futbolli kosovar që nga 13 marsi është i pezulluar dhe nuk ka datë të saktë së kur mund të rinisë.

Koronavirusi përveç pezullimit të futbollit, frikës e panikës të qytetarët, ka shkaktuar edhe krizë të madhe financiare të shumica e klubeve të futbollit në Kosovë.

Kjo krizë financiare ka ardhur shkak i ndalimit të punës së bizneseve që i mbajnë skuadrat kosovare.

Disa klube edhe gjatë kësaj periudhe me Covid-19, i kanë kryer me kohë pagat e futbollistëve, ndërsa disa i kanë përgjysmuar, kurse ka klube që nuk kanë paguar asnjë cent për lojtarët e tyre gjatë kohës së pandemisë.

Gazeta inFokus nga burime të sigurta ka mësuar se klubi i Prishtinës nuk i ka paguar futbollistët në dy muajt e fundit.

InFokusi ka kontaktuar edhe me kryetarin e bardhekaltërve, Remzi Ejupin, i cili nuk e ka mohuar një lajm të tillë, por ka thënë se që nga viti 2014 asnjë futbollisti të Prishtinës nuk i kanë mbetur borgj.

“Unë nuk gjendem në Kosovë, jam në Gjermani dhe kuptohet se në këta muaj të pandemisë kemi hasur në probleme financiare për shkak të krizës së krijuar nga koronavirusi, por futbollistët nuk duhet të brengosen pasi çdo pagë e tyre do të ju paguhet. Që nga viti 2014 asnjë futbollisti nuk i kemi mbetur borgj dhe nuk do ti mbesin asnjëherë”, ka deklaruar Remzi Ejupi.

Redaksia e inFokusit ka tentuar të kontaktoj me Agim Salihun, drejtor menaxhues në klubin e Prishtinës për të marrë vesh se a kanë marrë ndonjë shumë financiare këto ditë futbollistët kryeqytetas, por i njëjti nuk i është përgjigjur pyetjes se InFokusit.

Gazeta po ashtu ka tentuar të marr një prononcim edhe nga trajneri, Armend Dallku, por as ai nuk ka pranuar të flas për këtë situatë.

Kujtojmë se përveç Prishtinës ka edhe klube tjera të Superligës, të cilat nuk kanë arritur ti kryejnë obligimet ndaj futbollistëve për këta muajt të pandemisë, mars-prill.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Batatina për llapjanët që i ka kundër: Ata i kemi që çaji të pihet më shumë!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka thënë se është i lumtur që 99% të llapjanëve e mbështetin.

“Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për deklaratën kundrejt Xhevdet Shabanit

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më i rëndësishëm te Drita e Gjilanit në vitet e...

Muharrem Sahitit komenton postin e ri në Federatën e Futbollit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nga muaji mars nis një mision të qartë, atë të kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Recent Comments