No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PROFA: SHPALLJA E KAMPIONIT ME TABELËN AKTUALE TË JETË OPSIONI I FUNDIT

PROFA: SHPALLJA E KAMPIONIT ME TABELËN AKTUALE TË JETË OPSIONI I FUNDIT

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë kërkesë në Ministrisë e Shëndetësisë që klubet ti rifillojnë stërvitjet me 10 maj, por një gjë e tillë duket pak e realizueshme.

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë e ka aprovuar kërkesën e FFK-së, ajo ka kërkuar rekomandime dhe udhëzime shtesë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas burimeve të Gazetën inFokus, IKSHP të martën do të dalë më vendim final se a do ti pranohet kërkesa e FFK-së.

Lidhur me këto ngjarje të fundit, Gazeta inFokus ka kontaktuar trajnerin i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokolin.

Sokoli fillimisht ka thënë se UEFA ka sugjeruar vazhdimin e kampionatit përkundër se disa shtete si Franca, Belgjika e Holanda i kanë mbyllur kampionatet.

“Edhe pse disa shtete kanë ndërprerë kampionatin si Franca, Belgjika e Holanda,  UEFA sugjeron zhvillimin e kampionatit me ndryshim propozicione në rregulla”, tha Sokoli.

I njohur nga të gjithë si ‘Proffa’ ka deklaruar se të gjithë sportistët janë për vazhdim të kampionatit dhe tabela të përcaktohen në bazë të rezultateve në fushë.

“Te gjithë sportistët janë për zhvillim të garave dhe tabela të përcaktohet në bazë të rezultateve në fushë”, deklaroi ai.

Sokoli mendon se nëse nuk mund të zhvillohet më rregull kampionati, ka opsione tjera për të përfunduar në fushë.

“Nëse kampionati nuk arrinë të përfundoj më rregull duhet pasur parasysh edhe opsione tjera si ai i zhvillimit të garave për titull dhe për ekzistencë (mini playof). Opsioni i fundit duhet të jetë shpallja e rezultateve sipas tabelës ekzistuese”, deklaroi trajneri i shumë skuadrave kosovare.

Për fund Sokoli tha se gjitha vendimet duhet të jenë në koordinim mes MKRS-së, FKK-së dhe klubeve.

“Të gjitha këto opsione janë të vështira, por nevojitet koordinim i MKRS-së, FFK-së dhe klubeve te futbollit për hartimin e propozicioneve për përfundimin e kampionatit”, përfundoj Bylbyl Sokoli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments