No menu items!
Ballina SUPERLIGA LIMANI GODET BALLKANIN: NËSE NUK VAZHDON KAMPIONATI TË MOS SHPALLET KAMPIONI

LIMANI GODET BALLKANIN: NËSE NUK VAZHDON KAMPIONATI TË MOS SHPALLET KAMPIONI

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë leje për rifillimin e stërvitjeve me 10 maj dhe vazhdimin e kampionatit nga 30 maji, shkruan Gazeta inFokus.

Ministra e Shëndetësisë e ka aprovuar kërkesën e FFK-së, por kanë kërkuar rekomandime dhe udhëzime nga IKSHP-ja.

Lidhur më këto zhvillime të fundit në opinionin sportiv kosovar, Gazeta inFokus ka kontaktuar kapitenin e skuadrës së Dritës, Ardian Limanin.

Limani mendon se ka kushte për rifillimin e kampionatit, por thotë se do ta respektojnë vendimin e IKSHP-së.

“Unë mendoj që kemi kushte për ta rifilluar kampionatin, pasi situata është duke u përmirësuar me një ritëm të shpejtë, por nëse IKSHP vendos atëherë neve na mbetet që ta respektojmë vendimin e tyre, mirëpo sipas mendimit tim duhet që të mos nxitojmë, sepse është shumë e lehtë që ti shikojmë edhe shtetet rajonale se në çfarë mënyre kanë vepruar”, deklaroi Limani.

Mbrojtësi i Dritës ka thënë se Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që nuk dinë se a do të filloj apo jo kampionati.

“Ne jemi shteti i vetëm ballkanik që nuk kemi një plan për të rifilluar kampionatin, madje nuk e dimë fare nëse do të filloj ose jo”, u shpreh ai.

Për fund kapiteni i Dritës deklaroi se nëse kampionati anulohet, nuk duhet të shpallet kampioni, ndërsa sipas renditjes aktuale skuadrat duhet të shkojnë në garat evropiane.

“E kam thënë edhe me herët që nëse përfundon kampionati këtu, në garat evropiane duhet të kalojnë ekipet sipas renditjes aktuale, mirëpo nuk mendoj që duhet të jepet titull, pasi që gara ka qenë tepër e ngushtë dhe në garë janë 4 skuadra. Megjithatë, çfarëdo që vendosin ata, do ta respektojmë maksimalisht”, përfundoj Aridan Limani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Llapi zbret Ballkanin nga froni

Llapi ia ka pamundësuar vazhdimin e kryesimit të kampionatit nga Ballkani. Fitorja e të dielës e ka vendosur Dritën në vendin e parë.  Llapi e ka...

Recent Comments