No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LA LIGA PIJANIC I THOTË "PO" BARÇËS

PIJANIC I THOTË “PO” BARÇËS

Nëse ky sezon i Serie A do të rifillojë Miralem Pjanic me shumë gjasa do të luajë ndeshjet e tij të fundit me fanellën e Juventusit. Mesfushori boshnjak i cili ishte ndër të huajt e parë që u kthye në Torino pas emergjencës së koronavirusit është i destinuar të largohet nga bardhezinjtë për të provuar një aventurë të re. Pas zërave për një kalim të mundshëm te Paris Saint Germain, sëfundmi në skenë për të marrë shërbimet e Pjanic ka dalë Barcelona. Bisedimet mes dy klubeve janë në rrugë të mbarë aq sa dy klubet janë shumë pranë arritjes së një akordi. Pjanic i ka thënë po ofertës së klubit blaugrana, ndërkohë që ky transferim mund të lidhet edhe me atë të kalimit të mesfushorit brazilian Arthur te Juventusi, që vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Barça dhe të dy klubet mund të krijojnë plusvalenca të rëndësishme. Gjithsesi më shumë sesa Arthur për të marrë 30-vjeçarin  boshnjak Barça kërkon të përfshijë në marrëveshje kartonat e dy mesfushorëve të tjerë Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Recent Comments