No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR RAKA: S'KA TESTE TË MJAFTUESHME PËR T'I TESTUAR FUTBOLLISTËT

RAKA: S’KA TESTE TË MJAFTUESHME PËR T’I TESTUAR FUTBOLLISTËT

Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka thotë se është e pamundur që të testohen të gjithë lojtarët e futbollit në Kosovë – para se të rifillojë kampionati.

Raka thekson se është pothuajse e pamundur të bëhet testimi – për shkak që në vendin tonë nuk ka teste të mjaftueshme për të bërë një gjë të tillë.

Në top ligat evropiane, klubet kanë bërë testimin e lojtarëve para se të rifillojnë stërvitjet, pasi duan të jenë të sigurtë që lojtarët e tyre nuk janë të infektuar me Covid-19.

Megjithatë, Raka thekson që Kosova nuk është sikurse vendet e tjera në Evropë, andaj një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë.

“Ne nuk jemi sikurse Evropa, nuk kemi kushte që të testojmë lojtarët. Ne nuk kemi as kapacitet testues, as izolues në karantinë. Është praktikisht e pamundur që të testohen lojtarët para se të rifillojë kampionati – për shkak që nuk kemi teste për ta bërë një gjë të tillë”, tha Lul Raka në një prononcim për‘GazetaBlic Sport’.

Vlen të theksohet se para pak çastesh Ministria e Shëndetësisë e ka pranuar letrën e dërguar nga Federata e Futbollit të Kosovës – për të rifilluar ndeshjet e Kupës me 24 maj dhe kampionati me 1 qershor.

Megjithatë, zëdhënësi i MSH, Faik Hoti ka potencuar që fjalën e fundit për rifillimin e kampionatit e ka IKSHPK-ja.

“Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kërkesën e FFK-së qe t’u lejohen aktivitetet dhe garat dhe ka kërkuar nga IKSHPK që të jap një rekomandim rreth kësaj çështje. Kur të kemi shpjegimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me to do të njoftohet Federata, sikur edhe për aspektet e tjera që lidhen me aktivitetet sportive”, ka thënë Hoti.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments