Interi ka piketuar gjermanin Timo Werner si pasuesin ideal të Lautaro Martinez në rast se argjentinasi transferohet te Barcelona
Lajmi i mirë ka të bëjë me faktin se klauzola e largimit të sulmuesit të kombëtares gjermane nga Leipzig nuk është 60 milionë euro por vetëm 50 milionë euro, një shifër mëse e pranueshme për arkat e Interit në rast shitjeje të Lautaros. Gazzetta Dello Sport shkruan se klauzola e Werner nuk është 60 milionë euro por 50 milionë dhe se 60 milionë mund të shkojë vetëm në rast se Leipzig fiton Bundesligan.