No menu items!
Ballina SUPERLIGA POLICIA NË STËRVITJEN E LLAPIT, BATATINA SQARON SITUATËN

POLICIA NË STËRVITJEN E LLAPIT, BATATINA SQARON SITUATËN

Skuadra e Llapit ditën e djeshme i ka filluar stërvitjet për tu përgatitur për rifillimin e kampionatit, që pritet të rinisë në muajin qershor.

Por, jo gjithçka shkoi mirë për klubin e Tahir Batatinës, pasi që klubi llapjan gjatë stërvitjeve është vizituar nga Policia e Kosovës.

Policia ka shkuar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë për ta parë nga afër mënyrën se si po stërvitin llapjanët, kur dihet se Ministria e Shëndetësisë akoma nuk e ka dhënë dritën jeshile për rifillimin e stërvitjeve në grup.

Lidhur më këtë lajm Gazeta inFokus ka kontaktuar trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

Batatina e ka pohuar lajmin duke thënë se policia ka kërkuar që mos të grumbullohen me shumë se tre veta.

“Policia kanë kërkuar mos me u grumbullu më shumë se tre lojtarë dhe unë kam punuar më nga dy futbollist në seanca stërvitore, sepse nuk kemi të drejtë më bë grumbullim”, tha fillimisht Batatina.

Tekniku llapjan ka kontaktuar me policinë dhe ka rënë dakord që të stërvitin nga tre persona.

“Unë kam kontaktuar me policinë dhe kemi rënë dakord që deri në një vendim nga organet kompetente të stërvitim më nga 3 persona në grup”, deklaroi ai.

Batatina për fund shtoi se edhe Ministria e ka lejuar të vrapojnë nga dy persona dhe ashtu po veprojnë edhe futbollistët e Llapit.

“Edhe Ministria e ka leju që nga dy persona mundën me vrapu, edhe unë ashtu kam vepru, kemi stërvitë në orare të ndryshme dhe në gupe me nga dy lojtarë”, përfundoi Tahir Batatina.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Batatina për llapjanët që i ka kundër: Ata i kemi që çaji të pihet më shumë!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka thënë se është i lumtur që 99% të llapjanëve e mbështetin.

“Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për deklaratën kundrejt Xhevdet Shabanit

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më i rëndësishëm te Drita e Gjilanit në vitet e...

Muharrem Sahitit komenton postin e ri në Federatën e Futbollit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nga muaji mars nis një mision të qartë, atë të kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Recent Comments