Ka përfunduar takimi ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe drejtuesve të klubeve para pak çastesh.
Në këtë takim janë diskutuar shumë çështje, por nuk është marrë asnjë vendim me rëndësi.
Vazhdimi i aktiviteteve sportive mbetet në diskrecion të plotë nga Ministria e Shëndetësisë dhe kështu rrjedhimisht kampionati kosovar vazhdon të mbetet në pritje të vendimeve të institucioneve.
Në këtë takim është diskutuar gjithashtu në lidhje me shumën e parave të cilat do t’u takojnë klubeve nga fondi i emergjencës i lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe gjithashtu është shqyrtuar mundësia që të kërkohet ndihmë edhe nga UEFA.
Në mes të tjerash klubet kanë kërkuar sqarim nëse paratë e emergjencës të lëshuara nga FFK-ja janë për klubet apo për futbollistët, pasi që disa nga klubet vetëm se i kanë zbatuar ato në paga.
Sot në takimin që ka mbajtur ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Vlora Dumoshi me krerët e federatave sportive është vendosur që t’i dërgohet një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar lejimin e aktiviteteve sportive.