Kancelaria gjermane, Angela Merkel ka dhënë dritën e gjelbër për rifillimin e Bundesligës në pjesën e dytë të këtij muaji. Vendimi është marrë në mbledhjen që Merkel po e zhvillon me 16 kryeministrat e landeve rreth masave tjera lehtësuese pas izolimit nga pandemia Covid-19.
Kancelaria ka thënë se tani i mbetet krerëve të Federatës në bashkëpunim me Bundesligën dhe klubet të vendosin datën e saktë të rifillimit të garave, derisa mediat gjermane raportojnë se 15 maji mund të jetë data kur skuadrat gjermane do të zbresin në fushë.
Bundesliga është pezulluar në mes të marsit, por tani pritet të bëhet liga e parë nga Top 5 kampionatet e Evropës që do t’i rifillojë garat.
Gjithsesi, ajo që duhet përmendur është se të gjitha ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve.