No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR EDHE TURQIA VENDOS PËR RIFILLIMIN E KAMPIONATIT

EDHE TURQIA VENDOS PËR RIFILLIMIN E KAMPIONATIT

Superliga e Turqisë do të rinisë më 12 qershor, rreth tre muaj pas pezullimit si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ndeshjet e fundit në Turqi u zhvilluan më 18 mars, por tashmë presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir, ka bërë të ditur se do të rikthehet futbolli në vend.

“Ne po e përjetojmë njërën ndër periudhat më sfiduese në histori të njerëzimit. Epidemia e koronavirusit që nisi në Kinë tani e ka rrethuar botën dhe vazhdojë të jetë efektive edhe pas 5 muajsh”

“Për momentin ne kemi vendosur t’i rinisim sezonet e pezulluara në Superligë, TFF Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe Ligën Amatore Regjionale në javën e 12, 13 dhe 14 qershorit, edhe pse kemi edhe skenarë të tjerë”.

“Shpresoj që do t’i përfundojmë ligat tona në mënyrën më të mirë të mundshme në fund të korrikut, që do t’i ndajmë trofetë në fushën e lojës dhe do ta mbyllim sezonin duke e organizuar finalen e Ligës së Kampionëve në gusht”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ozdemir.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments