No menu items!
Ballina SUPERLIGA SERMAXHAJ: LLAPI GABOI QË NISI STËRVITJET PA LEJEN E INSTITUCIONEVE

SERMAXHAJ: LLAPI GABOI QË NISI STËRVITJET PA LEJEN E INSTITUCIONEVE

Rifillimin e stërvitjeve në grup po e mendojnë të gjitha skuadrat e Superligës së Kosovës.

Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë akoma vendim për rifillimin e stërvitjeve në grup.

Por, klubi i Llapit ka vendosur që të dal në stërvitje me datën 5 maj.

Kështu kishte bërë të ditur për media trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina.

Por, me vendimin e klubit llapjan që ti fillojnë stërvitjet pa vendim të Qeverisë nuk pajtohet analisti i njohur kosovar, Genc Sermaxhaj.

Ai ka thënë se Llapi ka gabuar me vendimin për rikthimin në stërvitje.

“Llapi edhe me parë ka insistuar të rikthehet në stërvitje, por mendoj se kanë gabuar. Nuk bënë që në situata të vështira si kjo me pandemi të merren vendime individuale pa një vlerësim përfundimtar te Qeverisë për rikthim të mundshëm”, deklaroi Sermaxhaj për infokus.

Trajneri i grupmoshave të reja të Dritës ka thënë se duhet respektuar vendimet e Qeverisë për rinisje të stërvitjeve qoftë ato në grup apo ekipore.

Ai gjithashtu është shprehur se duhet të presim edhe pak, e me vendim të Ministrisë ti rikthehen stërvitjeve.

“Natyrisht se duhet të respektohet vendimi i Qeverisë për një rinisje eventuale të stërvitjeve qoftë në grupe ose ekipore. Te gjithëve na mungon futbolli, por pasi kemi pritur deri tani le te presim edhe pak, e pastaj pas vendimit te Ministrisë të rikthehemi”, u shpreh 31 vjeçari.

Për fund Sermaxhaj tha se çdo rinisje e stërvitjeve në këtë moment mund të jetë e rrezikshme nga ndonjë prekje eventuale me virus.

“Çdo rinisje e stërvitjeve në çfarë do forme në këtë moment mund të jete e rrezikshme për ndonjë prekje eventuale me virus”, përfundoj Genc Sermaxhaj.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments