No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR REVULUCIONI I UEFA-S; 7 MILIARDË £ PËR KALENDARIN E RI TË FUTBOLLIT

REVULUCIONI I UEFA-S; 7 MILIARDË £ PËR KALENDARIN E RI TË FUTBOLLIT

Pezullimi i kampionateve ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në kalendare. Euro 2020 ishte programuar të niste në datë 12 qershor, por është shtyrë për verën e ardhshme. Kompania Hypercube është partnere e UEFA-s dhe ka përgatitur një kalendar të ri futbollistik deri në gushtin e vitit 2023.

Sezoni 2020/2021 pritet të nisë në fund të dhjetorit dhe do të mbarojë në nëntorin e vitit të ardhshëm. Në mesin e sezonit do të bëhet një muaj “pushim” për Euro 2020. Sezoni 2021/2022 mendohet të nisë në mes të dhjetorit të vitit 2021 për të përfunduar në 1 nëntor të vitit 2022.

20 ditë më pas do të nisë Botërori i Katarit, e para Kupë Bote që zhvillohet në dimër, kompeticion që do të përfundojë në 18 dhjetor. Sezoni 2022/2023 do të luhej nga janari deri në mesin e korrikut. Një muaj pushime dhe pastaj do të fillojë sezoni 2023/2024 në mesin e gushtit, për t’u rikthyer sërish në kalendarin klasik.

Drejtori i Hypercube, Pieter Nieuwenhuis ka folur rreth këtij projekti për The Sun, duke zbuluar edhe koston financiare. “Kjo është mënyra më e mirë që të gjitha kampionatet të vendosën në fushë. Plani ynë është financiarisht i realizueshëm dhe do të shmangë falimentimin e shumë klubeve.

Kemi llogaritur gjithçka dhe duhet një financim prej 7 miliard paundësh për gjithë Evropën. Mund të duket si një shumë e madhe, por nuk është asgjë krahasuar me 30 miliard paundët që qarkullon në vit një klub i madh evropian”, deklaron Pieter Nieuwenhuis.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ja kush janë 10 futbollistët më të shtrenjtë në botë

“KPMG Football Benchmark” ka përpiluar listën e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në botë, duke përjashtuar sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund, Haaland, çmimi i...

Telashe të mëdha për Boateng; po hetohet se dhunoi ish-të dashurën, e cila u vetëvra më pas

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria Publike e Mynihut për plagosje të Kasia Lenhardt, ish-të dashurës së tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë...

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

Recent Comments