No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR LILLE DHE MARSEILLE NË GJURMËT E EDON ZHEGROVËS

LILLE DHE MARSEILLE NË GJURMËT E EDON ZHEGROVËS

Pak i njohur në Francë, por shumë i vlerësuar nga skautët. Kështu e cilëson portali francez “Footmercato” talentin e Kombëtares së Kosovës dhe të FC Basel, Edon Zhegrova. Tutje, ky portal shkruan se 21-vjeçari, i cili në vendin e tij njihet si “Messi i Kosovës”, ndiqet nga shumë klube evropiane, duke filluar nga Chelsea dhe Wolverhampton. “Edhe në Francë, profili i tij tashmë është shumë i njohur, veçanërisht nga Lille dhe Marseille. Edon Zhegrova është vetëm 21 vjeç dhe tashmë ka jetuar 1000 jetë. Ky mesfushor-sulmues i krahut të majtë ka arritur që përkundër vështirësive të jetës dhe pengesat që i kanë dalë në rrugë të krijojë një mendje çeliku për të përmbushur ëndrrën e tij për t’u zhvilluar në nivelin më të lartë”, shkruan “Footmercato”, përcjell “Futbolli.info”.

“U lind në Gjermani, por u rrit në Kosovë. Shumë shpejt cilësitë e tij të jashtëzakonshme teknike shkuan përtej kufijve të këtij vendi të vogël të Ballkanit afër Shqipërisë. Kur ishte i ri ai fluturoi në Milano për të bërë një provë me klubin kuqezi, por edhe pse ishte i pari nga 1.500 kandidatë, AC Milan nuk guxoi t’i ofrojë atij një kontratë nga frika se do të sanksionohej nga FIFA sikurse FC Barcelona. Ai u kthye në vendlindje dhe u pasua me interesimin e klubit katalan, por edhe nga PSG, por që kjo e fundit nuk shkoi më tej, veçanërisht për shkak të moshës së tij të re.

Në moshën 15 vjeçe, ai arriti në Belgjikë në skuadrën e Standard Liège. Por edhe njëherë mosha e tij e bllokoi atë, por ai arriti të stabilizohet në Belgjikë në klubin e Sint-Truiden ku luajti dy sezone pa luajtur një ndeshje zyrtare. Në moshën 18 vjeç, Edon Zhegrova më në fund pa që karriera e tij u ngrit në skuadrën e Racing Genk. Disa javë pas nënshkrimit, ai i pa dyert e Kombëtares të hapura për të. Në ndeshjen e tij të parë ai shënoi në miqësoren kundër Madagaskarit. Ai shpejt u bë yll në Kosovë, ku iu dha pseudonimi ‘Messi i Kosovës’. Edhe në mediat sociale, vlerësimi i tij po rritet aq shumë sa që sot ai ka më shumë se 200,000 ndjekës në Instagram. Një driblues i çmendur me një diferencë të madhe përmirësimi. Por pas një gjendje jo të mirë për disa muaj në Belgjikë minutazha e tij e lojës u zvogëlua, kështu që në dimër të 2019-s, ai, nënshkroi në Zvicër për FC Basel, pasi paraprakisht pati disa kontakte me klubet e Ligue 1. Pavarësisht se sërish luan me kohë të kufizuar në fillimin e sezonit, futbollisti i Kombëtares kosovare po fiton pjekuri dhe po arrin të bëjë emër për veten e tij në ligë dhe në Europa League, ku zgjidhet rregullisht lojtari i ndeshjes. Cilësitë e tij si një driblues dhe aftësia e tij për të eliminuar kundërshtarët e tij në zona të vogla janë duke bërë kërdi në Zvicër, por edhe në Kombëtaren ku ai tashmë ka 17 paraqitje. Mesfushori i majtë i Genk në huazim me mundësinë për t’u blerë nga Bazel, është i aftë të avancojë aq shumë në mbështetje të një sulmuesi sa nga njëra anë në tjetrën, nuk ka gjasa të qëndrojë në Zvicër. Profili i tij, aftësitë e driblimit dhe aftësia për të eliminuar e bëjnë atë një njeri të lakmuar për afatin kalimtar të verës së ardhshme. Mediat angleze kanë shprehur një interes të madh të Chelseat dhe Wolverhampton për Edon Zhegrovën. Ndërkohë, sipas informacioneve tona, lojtari me më dëshirë do të kërkonte më shumë një përvojë në Ligue 1, si shoku i tij i skuadrës në Kombëtare, Arber Zeneli. Lille por edhe Marseille kanë hulumtuar emrin e tij në javët e fundit dhe kanë vendosur ta çojnë çështjen në gatishmëri për shkak të koronavirusit. Por sezoni ka mbaruar, këto dy klube mund të përshpejtojnë rekordin në javët e ardhshme siç shpjegohet nga përfaqësuesi i lojtarit, Marc Van Osselaer. “Siç qëndron puna, Edoni është një lojtar shumë i pëlqyer. Ka klube angleze, italiane dhe franceze të një niveli shumë të mirë të cilat janë të interesuara. Të luajë në Francë do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të, sepse ai e vlerëson shumë këtë kampionat dhe mendon se mund të arrinte shumë nëse i bashkohet një klubi që ka projekt serioz. Është një diamant i papërpunuar, i cili ka mundësi për një progres të jashtëzakonshëm”, ka shpjeguar menaxheri i lojtarit, transmeton Futbolli.info, i cili e ka shoqëruar lojtarin për 15 vite. Në moshën 21 vjeç, dhe pas një shtegu që është të paktën atipik dhe torturues, Edon Zhegrova aspiron vetëm një gjë, të nisë përfundimisht një karrierë që vetëm kërkon të shpërthejë. Tani mbetet për t’u parë cila skuadër do të fitojë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Drenica gjunjëzon “Niklin”, Arbëria bindëse ndaj Besës

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë, duke e mundur Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në...

Po shkëlqen me West Ham, Lindgard kërkohet nga Leicester!

Jesee Lingard ishte një nga lojtarët më të kritikuar te Manchester United nga tifozët por huazimi i tij te West Ham tregoi...

Recent Comments