No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR BORUSSIA NIS BISEDIMET PËR MILOT RASHICËN

BORUSSIA NIS BISEDIMET PËR MILOT RASHICËN

Borussia Dortmundi i ka nisur bisedimet me Werder Bremen për Milot Rashicën, sipas mediave gjermane. Dortmund ka për qëllim ta blejë yllin kosovar për ta zëvendësuar Jadon Sanchon, i cili pritet të largohet këtë verë.

Rashica pritet të largohet nga Werderi sapo të hapet afati kalimtar i verës, gjë të cilën nuk e ka përjashtuar as menaxheri i tij, Altin Lala, i cili javë më parë e pranoi se disa klube nga Bundesliga e kanë kontaktuar për shërbimet e vushtrriasit, raporton Express.

“Para koronavirusit, ne ishim në kontakte me disa klube, përfshirë këtu ato nga Bundesliga. Për momentin, gjithçka ka mbetur pezull. Por, jam i sigurt se sapo të kthehemi në normalitet, do të ketë lëvizje në këtë drejtim. Diçka do të ndodh patjetër”, kishte thënë Lala për televizionin gjerman Sport 1.

Mediat gjermane tani raportojnë së gjiganti Dortmund i ka nisur bisedimet me Werderin, i cili është i hapur për shitjen e 23-vjeçarit duke e parë krizën financiare të shkaktuar nga pandemia koronavirus.

Për përfaqësuesin e Kosovës është përfolur se mund t’i bashkohet Liverpoolit në Premierligë apo edhe RB Leipzig gjatë verës.

Por duket se Dortmund do të jetë klubi i ardhshëm i Rashicës.

Rashica i shënoi 12 gola dhe i dhuroi gjashtë asiste në 30 ndeshje për Werderin sezonin e kaluar në Bundesligë. Ndërsa këtë sezon, ai i ka regjistruar 10 gola dhe pesë asiste në 24 ndeshje deri tani.

Dortmundi pritet ta shesë Sanchon për 100 milionë euro në Manchester United gjatë verës dhe më pas ta zëvendësojë atë më Rashicën.

Vlera e anësorit të Kombëtares së Kosovës në treg ka rënë për shtatë milionë euro, nga 35 në 28 milionë euro, si pasojë e pandemisë koronavirus. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments