No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A MILAN KËMBËNGUL PËR IBRAHIMOVICIN

MILAN KËMBËNGUL PËR IBRAHIMOVICIN

Milani këmbngul për të mbajtur në skuadër Zlatan Ibrahimovic. Në janar gjigandi suedez firmosi me Milanin një kontratë 6 mujore me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, por deri tani bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes kanë ngecur dhe gjasat më të mëdha janë që 38-vjeçari të lërë klubin milanez në verë. Gjithsesi drejtuesit e Milanit nuk dorëzohen dhe shumë shpejt do të kontaktojnë menaxherin e Zlatan për t’i paraqitur ofertën e tyre. Milani do të kërkojë ta bindë Ibrën me një kontratë të re 1-vjeçare dhe me një projekt serioz. Rinovimi mes futbollistit dhe klubit kuqezi do të ishte automatik nëse Milani do të siguronte kualifikimin në Champions gjatë këtij sezoni, por duke patur parasysh që diçka e tillë ka pak gjasa të ndodhë, atëherë kuqezinjtë do të kërkojnë ta bindin me projektin ambicioz që kanë për të ardhmen që Zlatan të qëndrojë në San Siro. Sipas Gazzetta Dello Sport, nga kontrata e re, Ibrahimovic do të përfitojë 4 milionë euro.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments