No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ADEMI: KLUBET TË MOS I NISIN STËRVITJET PA E MARRË LEJEN

ADEMI: KLUBET TË MOS I NISIN STËRVITJET PA E MARRË LEJEN

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rrëfyer për zhvillimet e fundit në futbollin kosovar në këtë periudhë pandemie me koronavirus.

Image

Ndërkaq, Ademi në një prononcim televiziv në RTK, ka thënë se situata aktuale është e vështirë, shkaku i koronavirusit.

“Është e nevojshme, sidomos unë e di pasi vijë nga një klub. Është një situatë e vështirë, jo vetëm në futboll, por edhe në biznes”, u shpreh fillimisht Agim Ademi.

“Ne kemi marrë masa dhe kemi mbledhur mjete tonat që i kemi pasur, dhe ua kemi grumbulluar një shumë unike për të gjitha klubet, e më pas edhe fondin tjetër për futbollistët dhe punëtorët sportiv”, tregon më tej i pari i futbollit kosovar.

“Ne jemi një vend i varfër dhe kemi nevojë për ndihma, të presim edhe mbështetjen e premtuar nga MKRS-ja”, shtoi ai.

Tutje, ai ka folur edhe për rikthimin e mundshëm të futbollit kosovar.

“Kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ende nuk e dimë. Por, që luten të gjitha klubet të mos nisin stërvitjet ende pa u dhënë lejet”, theksoi Ademi.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe që të dezinfektojmë edhe hapësirat e punës nëpër klube”, përfundoi ai.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments