No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KRERËT E FFK-SË VENDOSIN KURORA LULESH TE VARRI I ISH-PRESIDENTIT

KRERËT E FFK-SË VENDOSIN KURORA LULESH TE VARRI I ISH-PRESIDENTIT

Në ditën e shënimit të 4-vjetorit të anëtarësimit në UEFA, presidenti Agim Ademi në shoqëri të anëtarëve të KE të FFK-së, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarëve të administratës dhe drejtuesve të grupit të tifozëve “Dardanët”, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Fadil Vokrri. Me këtë rast u vendosën kurora lulesh dhe u bënë nderime për veprën dhe karrierën e legjendës, teksa presidenti Ademi e vlerësoi edhe një herë punën e ish-presidentit dhe të gjithë protagonistëve tjerë që nga mëvetësimi drejt finalizimit të ëndrrës dhe sakrificës së gjumë gjeneratave për të qenë pjesë e familjes evropiane të futbollit, duke u zotuar se edhe në vitet e ardhshme drejtuesit e FFK-së do ta vazhdojnë me përgjegjësi rrugën e sukseseve.
Ndërkohë, presidenti Ademi gjatë ditës së sotme ka marrë urime të shumta për 4-vjetorin e anëtarësimit në UEFA nga homologë të federatave tjera, drejtues të institucioneve vendore, si dhe nga futbollistë e ish-futbollistë, trajnerë dhe bashkëpunëtorë e dashamirë të shumtë të FFK-së.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Ademi takohet me zv/presidentin e ri të DFB-së, në qershor nis realizimi i projekteve të përbashkëta

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është takuar me zëvendëspresidentin e ri të Federatës së Futbollit...

Sekreti i Chelseat, ngrohja e këpucëve me mikrovalë!

Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake. Sipas The...

Verrati: Mund të fitojmë gjithçka

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain. “Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë...

Recent Comments