No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LA LIGA MARCELO: QËNDROJ TE REALI!

MARCELO: QËNDROJ TE REALI!

Mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo, ka disa muaj që flitet që do të largohet nga Madridi. Gjithmonë është folur për një ribashkim me Cristiano Ronaldon, por një gjë e tillë nuk ndodhi në merkaton e verës së kaluar. Megjithatë është vetë braziliani i cili i mohon zërat e merkatos dhe deklaron se është i lumtur me madrilenët.

“Nuk dua të largohem dhe besoj se Reali dëshrion që unë të qëndroj. Jam shumë i lumtur këtu që kur kam ardhur me familjen time. Kanë qenë vite të pabesueshme. Të jem i sinqertë nuk e di nëse Juvja ka tentuar të më transferojë mua”, deklaroi Marcelo gjatë një video live në “Instagram” me Fabio Cannavaron.

“Disa vite më parë dëgjova në media se unë kisha firmosur me Juventusin, madje kisha pozuar me fanelën e tyre, si dhe nuk mund të jetoja dot pa CR7. Njerëzit kërkojnë shumë gjëra. Për mua interesimi është diçka pozitive dhe kam parë që disa tifozë të Juves ishin shumë entuziastë nëse unë do të kaloja në Torino”, mbyll anësori i Realit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Llapi zbret Ballkanin nga froni

Llapi ia ka pamundësuar vazhdimin e kryesimit të kampionatit nga Ballkani. Fitorja e të dielës e ka vendosur Dritën në vendin e parë.  Llapi e ka...

Nuhiu thotë se Drita nuk është nën presion

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka vlerësuar fitoren e arritur ndaj Besës së Pejës, të dielën (3:1). Kampionia në fuqi është kthyer te...

Recent Comments