No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR VALON BERISHA: DO TA MPOSHTIM MAQEDONINË

VALON BERISHA: DO TA MPOSHTIM MAQEDONINË

Valon Berisha është një nga lojtarët më të fortë të Kosovës. 27-vjeçari është në pronësi të Lazios, por në merkaton e janarit u transferua te skuadra gjermane e Fortuna Dusseldorf.

Në një lidhje direkte me “Fan Zone” në Supersport, lojtari dardan prek disa tema të ndryshme.

KARANTINA – “Ka qenë shumë e vështirë, por e kemi kaluar. Kemi 2-3 javë që bëjmë ushtrime individualisht”.

FORTUNA – “Kam ardhur këtu për të patur më shumë minuta dhe kam qenë në një formë shumë të mirë. Viti i pare te Lazio ka qenë shumë i vështirë, pasi kisha dëmtime. Tani jam shumë mirë. Norvegjia më ka dhënë shumë, por sapo u dha mundësia erdha te Kosova”.

KOSOVA – “E kam pasur gjithmonë dëshirë të luaja për vendin tim. Norvegjia mbajti vëllain, ndërsa unë erdha këtu. Shumë do donin të luanin me vëllain në një ekip. Kam fatin të përfaqësoj Kosovën dhe të bëj krenarë tifozët”.

LAZIO – “Dëmtimet ndikuan shumë. Unë nuk e kisha menduar kurrë largimin, por jeta është sprovë. Duhet të shikoj të ardhmen, por shpresoj të kem fatin të luaj përsëri aty. Mua m’u dha rasti të vij te Dusseldorf. Për të ardhmen nuk dua të flas, por fakt është që nga 1 korriku do jem lojtar i Lazios. Dua të jem protagonist atje, por të shohim”.

BUNDESLIGA – “Kur luan ndaj ekipeve më të mëdha, motivohesh akoma më shumë, duke ditur që ata kanë tifozeri të çmendur. Ndaj Dortmundit ia dola të shënoja 2 gola me Salzburgun, ishte diçka shumë e veçantë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të shënosh gol për ekipin dhe Kombëtaren”.

MAQEDONIA – “Mendoj se i kemi mundësitë t’i mposhtim. Ata kanë luajtur më shumë me njëri-tjetrin, por mundësia për të fituar është e madhe. Kundërshtarët janë më të fortë, por ne kemi mundësi të fitojmë ndaj çdo ekipi. Mendoj se jemi në një nivel edhe me kundërshtarët, ne jemi përmirësuar shumë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Djaloshi i hekurt nga Prishtina po e synon pushtimin e Europës

Edhe pse një vendi vogël, madje edhe i izoluar nga Europa, Kosova vazhdon të shkëlqej në kontinentin e vjetër kur është në...

Donjeta Sadiku rrah keq boksieren ruse

Boksierja e njohur kosovare Donjeta Sadiku ka debutuar me fitore bindëse në turneun ndërkombëtar “Strandja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

“Cristiano Ronaldo, drejt largimit në fund të sezonit”

Shtohen dyshimet mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldo-s tek Juventus. Të paktën, sipas kompanive të basteve. Analistët e...

Recent Comments