Superliga e Zvicrës do të rikthehet më 8 qershor. Shteti i Zvicrës ka filluar të marrë masa lehtësuese në betejën kundër COVID-19.
Këshilli Federal ka vendosur të lejojë rifillimin e Superligës së Zvicrës, nga data 8 qershor, pas dyerve të mbyllura.
Stërvitjet e futbollistëve do të fillojnë nga 11 maji.
Por, deri në rifillimin e sezonit më 8 qershor, duhet që situata në Zvicër të mos përkeqësohet.
Në Zvicër paraqiten një numër i madh futbollistësh nga Kosova, si Edon Zhegrova, Mirlind Kryeziu, Orges Bunjaku, Shkëlqim Demhasaj…