No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PRESIDENTI I FFK-SË TAKOI PROF. DR. LUL RAKA, DISKUTOHET MUNDËSIA E RIFILLIMIT...

PRESIDENTI I FFK-SË TAKOI PROF. DR. LUL RAKA, DISKUTOHET MUNDËSIA E RIFILLIMIT TË FUTBOLLIT

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar sot në zyrën e tij mikrobiologun nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Prof. Dr. Lul Raka. Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit të FFK-së, u bisedua për masat e lehtësuese rreth pandemisë Covid-19 që do të merren në ditët dhe javët në vazhdim, të ndara në faza, si dhe për mundësitë e rikthimit të garave të futbollit në vendin tonë. Presidenti Ademi e njoftoi Prof. Dr. Rakën me situatën në futbollin tonë dhe me faktin se deri më tash asnjë futbollist nuk është i prekur nga ky virus, me përjashtim të dy djelmoshave nga shkolla e futbollit e Ballkanit të Suharekës, të cilët tashmë janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Presidenti Ademi shprehu nevojën që futbolli të kthehet sa më parë, duke pasur parasysh afatet që i ka paraqitur UEFA për federatat anëtare të saj për mbylljen e këtij edicioni garues, normalisht nëse për këtë ekzistojnë mundësitë dhe duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe duke i respektuar rekomandimet nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse në stadiume.

Nga ana e tij, Prof. Dr. Lul Raka u shpreh se është i vetëdijshëm për rëndësinë që ka aktiviteti sportiv, me këtë rast futbolli, duke pasur parasysh se në një periudhë ka qenë edhe vetë futbollist, por tha se tani prioritet mbetet shëndeti. Ai bëri me dije se aktiviteti sportiv është paraparë të lejohet në fazën e tretë të masave lehtësuese në muajin qershor, porse shumëçka varet prej ecurisë së rasteve me Covid-19 në ditët dhe javët në vazhdim. Presidenti Ademi dhe Prof. Dr. Raka u dakorduan që të mbesin në kontakt të vazhdueshëm, derisa u pajtuan që në këto rrethana shëndeti është mbi të gjitha. Gjithsesi, dëshira për t’iu kthyer garave dhe për ta mbyllur këtë edicion në mënyrë të rregullt mbetet e madhe, por çdo gjë do të vendoset në akord të plotë me UEFA-n, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Sportit.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments